Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama dhe Meta takim sot në orën 10:00

Postuar: 15/04/2017 - 09:25

Edi Rama dhe Ilir Meta dy aleatët në koalicionin 4 vjeçar pritet të zhvillojnë sot në orën 10:00 një takim në një nga hotelet e njohura në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se krerët më të lartë të koalicionit pritet të mbërrijnë në orën 10:00 të shoqëruar secili nga dy përfaqësues të partisë.

Në takim do të diskutohet pikërisht për të ardhmen e koalicionit në një kohë kur dihet që 18 prilli është afati përfundimtar për regjistrimin e kaolicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Nuk dihet nëse sot nga ky takim do të dilet apo jo me një firmosje të marrëveshjes për një koalicion tjetër që në fakt u paralajmërua nga kreu i LSI Ilir meta gjatë takimit të KDK-së gjatë së premtes.

Ilir Meta ka lënë të kuptohet se problemi nuk ishte koalicioni por rruga e dialogut për ti dhënë garanci opozitës që të hyjë në zgjedhje.

Gjatë të njëjtës ditë por në një takim tjetër  gjatë paradites ajo që konfirmoi dje Ilir Meta ishte e qartë se të paktën koalicioni në Tiranë po funksiononte shumë mirë.

Gjatë një dalje me kreun e bashkisë Erjon Veliaj ai deklaroi se shumica nuk ka një emër si kandidat për president dhe se e sigurt është që ai do të ishte një emër konsensual.

Opozita jashtë  zgjedhjeve dhe zgjedhja e presidentit duket se janë dy nga pikat që do të diskutohen edhe në takimin e sotëm midis Ramës dhe Metës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l