BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama dhe socialistët paralajmërojnë reprezalje në radhët e LSI, hetime dhe kallëzime për të tjerë zyrtarë të Ilir Metës, ja diskutimet në mbledhje grupi

Rama dhe socialistët paralajmërojnë reprezalje në

Socialistë t kanë paralajmëruar dje se hetimet e nisura për ish-vartësit e Ylli Manjanit dhe Petrit Vasilit nuk do të jenë të vetmet. Arrestimi i disa prej tyre dhe nisja e verifikimeve për dy ish-ministrat, ka shkaktuar tërmet në radhët e partisë së Ilir Metës. Kjo çështje është bërë dhe objekt diskutimi dje në mbledhjen e grupit të PS. Deputetët kanë folur për këtë çështje, ku nga Rama dhe përfaqësues të tjerë është kërkuar që drejtësia dhe ministritë të mos ndalen nga sulmet e Monika Kryemadhit. “Nuk duhet të ndikohemi nga asnjë presion. Jemi votuar të bëjmë shtet dhe ne jemi të vendosur për të bërë shtet. Do ketë ndëshkim për këdo që ka kryer afera dhe ka shpërdoruar detyrën”, mësohet të jenë shprehur deputetët e PS. Në mbledhje është kërkuar që të vijohet me auditime dhe denoncime për çdo rast korrupsioni. Kjo do të thotë se auditimi që ju bë Ministrisë së Drejtësisë nuk do të jetë i vetmi. Pritet që dhe ministri të tjera të nxjerrin në dritë fakte për aferat që ka bërë LSI gjatë kohës që ishte në pushtet. Rama ka treguar për batërdinë që kjo parti bëri me punësimet. Por duket se shkelje ka pasur edhe me tenderat dhe Ministria e Drejtësisë ka qenë epiqendra. Por dje në mbledhje deputetët kanë inkurajuar ministrat që të vijojnë me të njëjtin ritëm dhe të mos stepen nga kërcënimet që ka bërë Kryemadhi dhe përfaqësues të tjerë të LSI. Vetë kryeministri ja u ka bërë të qartë se PS do bëjë shtet dhe kushdo që ka abuzuar me detyrën do përfundojë para drejtësisë.

Afrimi i negociatave

Bashkimi Europian ka vënë kusht shfarosjen e korrupsionit me qëllim hapjen e negociatave. Në qershor do të merret vendimi final dhe kjo ka bërë që si institucionet shtetërore, ashtu dhe prokuroria të vihen në lëvizje. Më të rrezikuarit e momentit janë Ylli Manjani dhe Petrit Vasili. Ata janë duke u verifikuar mbi rolet që kanë pasur në tenderat abuzivë, ndërsa po ashtu prokuroria ka nisur hetimet për tenderin e byzylykëve për të dënuarit. Bëhet fjalë për një prej tenderave më korruptivë dhe që i ka kushtuar shtetit rreth 2 milionë euro. Gazeta ka treguar me fakte se si është abuzuar me rreth 5 tendera. Por ish-zyrtarët e LSI nuk do të jenë të vetmit, pasi drejt hetimit rrezikojnë të shkojnë dhe përfaqësues të PS. Kohët e fundit kanë shpërthyer skandale të shumta, sidomos ajo e Unazës së Re. Aty janë të përfshirë zyrtarë të PS dhe prokuroria po avancon me hetimet, duke u mbështetur dhe nga amerikanët. Kjo do të thotë se drejtorët, juristët dhe kushdo tjetër që ka qenë i përfshirë në tenderin në fjalë është i rrezikuar. Pra me pak fjalë, afrimi i SPAK dhe afrimi i vendimit për negociatat pritet të sjellë reprezalje në vend. LSI duket që është shqetësuar ndjeshëm, ndërsa dje grupi parlamentar është rreshtuar krah ministres Gjonaj dhe u ka dhënë një mesazh gjithë ministrave të tjerë që të mos dekurajohen, por të denoncojnë korrupsionin.

Përplasjet PS-LSI

Hetimet që ndodhën në Ministrinë e Drejtësisë sollën përplasje të forta mes PS dhe LSI. Monika Kryemadhi sulmoi drejtpërdrejt ministren Etilda Gjonaj në disa dalje publike, madje dhe nga salla e Parlamentit. Por ministrja ju përgjigj se po sulmohet sepse dërgoi para drejtësisë njerëzit e LSI. Vetë Ilir Meta ju shmang kësaj çështjeje, por sinjalet janë të qarta se sapo ka nisur nja fazë e re përplasjesh PS-LSI dhe këtë herë në sfond është drejtësia. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat