Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama “dhëmb për dhëmb” me Bashën, i publikon skandalin me Teatrin e Metropolit, ja si kreu i PD tentoi ta privatizonte

Postuar: 21/09/2018 - 10:05

Ashpërsohet lufta politike Rama-Basha. Teksa deri më tani kryeministri Edi Rama i kishte anashkaluar sulmet dhe akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, dje shefi i qeverisë ka folur me fakte. Nga foltorja e Kuvendit, i pari i qeverisë denoncoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës firmosi privatizimin e Teatrit “Metropol” për interesa biznesi të deputetit të tij, Astrit Veliaj. Sipas Ramës, në vend të teatrit do ngriheshin kulla shumëkatëshe për dyqane dhe apartamente banimi. Madje, për të faktuar deklaratën e tij, Rama mbante në dorë dhe shkresën për privatizimin e Teatrit “Metropol” dhe letërkëmbimin me ministrin e atëhershëm të Ekonomisë, Florjon Mima. “Ajo që më nxori këtu është një shkresë që Florjon Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë, i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashkisë së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për një Teatër të ri të Metropolit, në këmbim të një kontributi të Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim edhe të z. Erion Veliaj pasi të investonte për Teatrin e ri, por privatizim, për të ndërtuar pallat, me dyqane dhe me dhoma gjumi”, deklaroi ai.

Godina e teatrit e rrënuar

Nga foltorja e Kuvendit Rama vijoi qëndrimin e tij se Teatri Kombëtar në kushtet aktuale është një godinë e marrë fund dhe nuk mund të restaurohet. Në këtë kontekst, Rama i ka cilësuar qëndrimet e opozitës si hipokrite, duke shtuar se Estrada është domein ekskluziv i PD. “Natyrisht që estrada është ekskluzive e PD-së dhe është e drejta legjitime e Lulzim Bashës, Mimës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpara një shembulli nga qindra dhe mijëra shembuj që mund të nxjerrim për të ballafaquar fytyrën e tyre kur flasin me fytyrën dhe pasqyrën e fakteve që tregon sesa hipokrite është e gjithë përpjekja e tyre. Hipokritë kur bërtasin për të mbrojtur një godinë të marrë fund që vetëm Teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohet, ndërkohë që, e ka skenën 8 m të gjerë. E dini sa është gjerësia e Turbinës? 24 m. Tetë metra e ka Teatri Kombëtar. Edhe restaurimi ishte i pamundur, përsëri do kishim një skenë 8 m, si vatër kulture në rastin më të mirë. Ndërkohë që shqiptarët duhet të bëjnë dallimin, midis nesh që një pronë publike të kthyer në një gërmallë, do ta kthejmë në një Teatër të bukur dhe modernin të rajonit”, u shpreh ai.

Kriminaliteti, Rama i përgjigjet Bashës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha të bëra dje nga Vlora ndaj qeverisë. Lidhur me kriminalitetin në Vlorë, Rama tha se mjafton të shohësh shifrat dhe situata nga dje që qeveriste PD me sot është ndarë me thikë. Sipas tij, kriminaliteti ka rënë në Vlorë dhe Basha vetëm gënjen. “Ata mungojnë se kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar sesi po digjet Vlora. Koha shumë shpejt do të na japë provën nëse Vlora po digjet, apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilindjes së saj të pakthyeshme. Mjafton të kemi durimin dhe të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që për këdo që ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimin në fakte, mjafton të shohë sesi ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm pesë vite më parë, me shifra, dhe si është sot, si nata me ditën. Sigurisht që nuk është një ditë me diell, por është ditë dhe nuk është më natë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 13:52

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas inaugurimit të fillimimeve të punimeve në QSUT nga kryeministri Rama, ditën e sotme.Në një postim në Facebook Shehu shprehet se nisja e punimeve është shumë e vonuar dhe Rama

Postuar: 23/10/2018 - 13:22

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka reaguar pasi Lulzim Basha nga Prokuroria e Tiranës

Postuar: 23/10/2018 - 13:21

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar pas daljes nga prokuroria ku ka dëshmuar për padinë e

Postuar: 23/10/2018 - 13:06

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas inaugurimit të punimeve në ambientet

Postuar: 23/10/2018 - 12:59

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twiter, pas miratimit të projekt ligjit pë

Postuar: 23/10/2018 - 12:45

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe, ka publikuar sot pas miratimit në

Postuar: 23/10/2018 - 12:21

Pas thirrjes nga Prokuroria, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka thënë se është pyetur për dëshminë