Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama: Do ndryshojmë qasjen ndaj investitorëve. Merkel: Investitorët gjermanë i pengon korrupsioni

Rama: Do ndryshojmë qasjen ndaj investitorëve. Merkel: Investitorët gjermanë i pengon korrupsioni

Postuar: 09/07/2015 - 07:47

Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar dje se Gjermania është e gatshme të investojë në Shqipëri, por pengesa kryesore mbetet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Deklarata e saj u bë gjatë Forumit Ekonomik Gjermano-Shqiptar të mbajtur në Vorë, ku ndër të tjera u shpreh se vendi ynë ofron kushte për investitorët, por duhet që të ketë siguri ligjore.
 
“Ligji i ri për investimet e reja të huaja sikurse dhe krijimin e zonave ekonomike me status të veçantë janë hapa të rëndësishëm, edhe reforma në sistemin e drejtësisë. Duhet thënë se ka edhe pengesa të tjera për kapërcimin e të cilave duhet punuar. Si për shembull, krijimi apo ndërtimi i një administrate efiçente publike apo lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha kancelarja Merkel. Më tej shefja e qeverisë gjermane u shpreh se forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm. Sipas saj, interesat e Gjermanisë shtrihen në infrastrukturë, energjetikë dhe në shumë fusha të tjera që ofron Shqipëria. “Mendoj se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhen parë vetëm mes qeverive. Por bëhet fjalë edhe marrëdhëniet mes njerëzve dhe këtu bëjnë pjesë edhe ato ekonomike. Ky aktivitet zhvillohet për të tetën herë, kjo reflekton interesin në ngritje të Gjermanisë. 218 milion euro investime, që ka mbërritur në këtë nivel si pasojë e prekjeve të shumta, por është e aftë të rritet edhe më shumë. Ne kemi marrëdhënie të mira, sikurse është aeroporti, industria e tekstileve. Ekonomia gjermane është e gatshme të investojë nëse ka përshtypjen se lëviz në një terren të sigurt nga pikëpamja ligjore, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Shqipëria si vend i investimit”, tha Merkel më tej. Ajo u shpreh se qeveria është duke punuar në këtë aspekt.
 
Rama për investitorët
 
Kryeministri Edi Rama, deklaroi dje në forumin ekonomik se qeveria është duke punuar për të ndryshuar qasjen ndaj investitorëve. Sipas tij, shumë prej tyre kanë mbetur të zhgënjyer nga trajtimi që kanë marrë në Shqipëri. “Donatorët kanë investuar një sasi parash në sistemin e ujit të pijshëm dhe vaditjes, por në të shumtën e herëve paratë kanë shkuar dëm dhe donatorët kanë fajësuar palën shqiptare”, ka thënë Rama. Më tej ai u shpreh se për arsye të tilla Shqipëria gëzon një imazh negativ tek investitorët e huaj, teksa shtoi se po punohet fort për ndryshimin e tij përmes një sërë reformash që janë duke u ndërmarrë.
 
“Edhe pse Gjermania është një nga partnerët kryesor tregtar, jemi ende në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar tek investitorët për vendin tonë për vite të tërë si dhe korrupsionin në drejtësi që përbën një kancer të vërtet në shtetin shqiptar. Kthesa e nisur në arsim duke ndjekur me besim të madh modelin gjerman për arsimin profesional do filloje të japë rezultate. Reformat tona janë duartrokitur nga të gjitha institucionet ndërkombëtare financiare. Janë investimet e huaja direkte ato që do bëjnë diferencën për të kaluar nga një model i vjetër dhe i shteruar ekonomik që kishte burime remitancat në një model ekonomik me burime rritje të qëndrueshme”, tha Rama, duke u shprehur se vend ynë është i gatshëm të presë investimet gjermane në secilën prej këtyre fushave. Ai ka shtuar se pas pak javësh do të hyjë në fuqi ligji për turizmin, që bashkë me platformën në energji, përbën një nxitje të re për investimet e huaja në Shqipëri. Kliti Topalli 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr