BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Rama do që të fitojë përsëri”, media gjermane i dedikon shkrim zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe zbulon çfarë i druhet kryeministri

“Rama do që të fitojë përsëri”, media

Situata politike në vendin tonë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit është mjaft e tendosur. Në lidhje me këtë situatë parazgjedhore në vendin tonë, i ka kushtuar një shkrim edhe media gjermane ZDF. Ajo shkruan se këtij vendi të varfër këto kohë i duhet të luftojë me pandeminë, pasojat e tërmetit të një viti më parë dhe deri të korrupsioni, i cili ka mbërthyer të gjithë vendin.

Shkrimi i plotë i ZDF-së:

Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi i pandemisë po bëhet me mungesa. Spitali i provincës mezi siguron furnizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë kovidi.

Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë.

“Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot. U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit.” Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë.

Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku tjetër. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg. “Për politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje, – kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar kovidin.

“Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja).” “Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet.”

Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Për pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të kovidit dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij.

Sektori i ndërtimit në Tiranë ka një bum të madh, i vetmi si i tillë në këtë krizë ekonomike, por shumë kulla me zyra janë bosh. Gazetarja Ornela Liperi ka bërë shumë kërkime rreth kësaj. Ajo thotë se këto ndërtime, kështu siç po ecin tani, justifikohen vetëm me pastrim parash, para droge. Qeveria ndikon në këtë pike edhe për shkak të zgjedhjeve.

“Qeveria nuk ka treguar kurrë vullnet politik për të hetuar se nga vijnë këto para për investime ndërtimi. Gjithë këto leje ndërtimi, këto ndërtesa gjigante, na bëjnë të mendojmë se një pjesë e këtyre parave të pista shkon për zgjedhje.”

Kundër korrupsionit në qeveri, vitet e fundit ka pasur herë pas here protesta masive e megjithatë nuk i dihet nëse kjo qeveri do të shkarkohet për mungesë votash sipas analistit politik Mentor Kikia. “Votuesve nuk u sjell gjë zëvendësimi i një qeverie të korruptuar me një tjetër të tillë. Shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë të keqen më të vogël dhe kjo ka sjellë gjithmonë po të njëjtin realitet.”

Një realitet varfërie dhe korrupsioni të ashpërsuar nga pandemia. Shqipëria dëshiron që një ditë të bëhet anëtare e BE-së, edhe pse shumë këtu shpresojnë që kjo të sjellë më shumë ndryshim sesa zgjedhjet e javës tjetër.

Më të lexuarat