BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Rama doli pro, po kush do vendosë për hapjen e listave? Kristaq Kume zbardh prapaskenat e kërkesës me ngulm nga opozita parlamentare

Rama doli pro, po kush do vendosë për hapjen e listave? Kristaq Kume

Ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume e vlerësoi si pozitive nismën për hapjen e listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të zhvillohen vitin tjetër. Ndryshe nga sa thotë opozita, për Kumen marrëveshja e 5 qershorit dhe vendimi për hapjen e listave janë dy çështje të ndryshme.

"Ajo që është vendosur në Këshillin Politik nuk ka pse të bëhet pjesë e diskutimeve dhe nuk ka pse të përdoret si mundësi për të imponuar diçka tjetër. Këshilli Politik që kishte të gjitha palët e përfundoi punën në fazën e parë të tij, ndryshimet që duhet të bëhen, me aq mundësi dhe pas kësaj gjithçka që mbetet është për t'u përfunduar në Kuvend si proces normal pune. Më duhet të theksoj se edhe kërkesa për të vijuar punën për legjislacionin zgjedhor, që mund të jetë sistemi, apo listat apo të tjerët janë normale të këmbëngulet të bëhen. Hapja e listave është një moment.

Ajo që është kërkuar në mënyrë këmbëngulëse nga opozita parlamentare nuk është hapja e listave, po trajtimi i problemit të sistemit, brenda së cilit janë edhe listat. Nëse sistemi do të jetë maxhoritar s'ka përse trajtohet problemi i listave. Sistemi do mirë-rregulluar, që të gjithë garojnë në mënyrë të barabartë, që të gjithë përfitojnë sikur zgjedhësi voton. Listat pa ndryshuar sistemin, e përshëndes, është hap përpara, por e pjesshme. Nëse vendoset ndryshimi në një pjesë të sistemit, pra hapja e listave, është një mundësi e mirë" tha ai i ftuar në studion e Report Tv.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se do të jenë ekspertët ata që do të vendosin mbi detajet e hapjes së listave, por Kume kërkon që të sanksionohet që renditja e kandidatëve që do të futen në Kuvend të bëhet jo në bazë të listës së parë që vendosin paritë përpara zgjedhësve, por në fund të procesit kur të kenë përfunduar numërimi i votave. Pra, pas daljes së rezultatit, kandidati që merr më shumë vota, thotë Kume duhet të jetë i pari në listën e atyre që marrin mandatin, nëse nuk ndodh kjo atëherë lëvizja është e kotë.