Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama e bëri për “një lekë” tek Çani, Meta i përgjigjet ashpër që në mëngjes: Ustai i madh kërkon të mësojë gjeniun

Postuar: 12/01/2019 - 10:42

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek debati që prodhoi mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta sugjeron që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ndërsa me ironi shton se “ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

REAGIMI I METES

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë -- ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla -- e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria---- do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria---- do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.----

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 18:39

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zbulon detaje nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste që zgjati mëse pesë orë.

Postuar: 17/07/2019 - 18:28

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se është provuar se organizata rilindase në KQZ ka kryer

Postuar: 17/07/2019 - 18:21

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon ditën e nesërme seancën e fundit parlamentar për këtë sezon.

Postuar: 17/07/2019 - 18:17

Arben Ristani i pyetur drejtpërdrejtë në emisionin "Top Talk" nëse mund të përjash

Postuar: 17/07/2019 - 18:14

Partia Demokratike ka një “precedent” në vitin 2004 kur kryetari i saj në atë kohë Sa

Postuar: 17/07/2019 - 17:54

Ka nisur puna në terren për ndërtimin e banesave në zonën e Korçës të cilat u dëmtuan pak javë më

Postuar: 17/07/2019 - 17:42

Kryetari i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, nuk e sheh 13 tetorin si të për