BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Politike

"Rama e goditi në palcë ", ish-deputeti i LSI-së del me akuzën e fortë ndaj kryeministrit

"Rama e goditi në palcë ", ish-deputeti i LSI-së del me

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari është takuar ditën e sotme me të rinjtë e Korçës, ku është njohur nga afër me shqetësimet e tyre.

Në një postim në Facebook, Braimllari thotë se Rama e goditi në palcë të ardhmen e vendit, ndërsa zbulon se LSI, që prej kohësh ka kontribuuar tek rinia, do të angazhohet për hapjen e vendeve të reja të punës.

Teksa e quan këtë mision kombëtar për të çliruar rininë shqiptare nga kthetrat e rilindjes anti-kombëtare, ish-deputeti thotë se vendet e punës do të jenë të mirëpaguara me qellim përballimin e kostos se jetesës.

Postimi i plotë:

Ne Korçe me te rinj pozitive, me energji pozitive dhe shprese per te kontribuuar ne Shqiperi.

Rilindja dhe Edi Rama vrau shpresen dhe goditi ne palce te ardhmen e vendit duke i detyruar te rinjte te largohen nga vendi.

Levizja Socialiste per Integrim ka investuar dhe kontribuuar tek rinia.

Eshte detyre kombetare te punojme me politika konkrete ne sherbim te rinise.

LSI angazhohet per hapjen e vendeve te reja te punes, vende pune te mirpaguara me qellim perballimin e kostos se jeteses.

Politika fiskale qe favorizojne te rinjte qe hapin biznes te ri. Ky eshte mision kombetar per te çliruar rinine shqiptare nga kthetrat e rilindjes anti-kombetare.