Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama: Evropa, çelësi i paqes në Ballkan, Merkel çeli një epokë të re bashkëpunimi, uli në tryezë të gjithë liderët

Rama: Evropa, çelësi i paqes në Ballkan, Merkel çeli një epokë të re bashkëpunimi, uli në tryezë të gjithë liderët

Postuar: 08/07/2015 - 16:04

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me kancelaren Angela Merkel, e cila ndodhet për vizitë në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama ka përcjellë falënderime të përzemërta kancelares Merkel në emër të të gjithë shqiptarëve, për këtë vizitë historike.
 
Ndërkohë, kryeministri është ndalur kryesisht tek problematikat e Bashkimit Evropian, duke e konsideruar Merkel një zë shumë të rëndësishëm. Gjithashtu, Rama ka folur edhe për integrimin e vendit tonë dhe të gjithë Ballkanit në BE, duke theksuar se Merkel çeli një epokë të re në Ballkan, duke ulur në tryezë të gjithë liderët.
 
"Kriza e thellë në Greqi dhe problematikat brenda BE kërkojnë zgjidhje nga Evropa. Opinioni i Merkel ka rëndësi të madhe. Ka rëndësi të madhe për ne që kancelarja i kupton thellësisht përpjekjet tona për të shkuar drejt një demokracie evropiane. Sot zhvilluam një diskutim të shkëlqyer, që kancelarja Merkel ka aftësinë ta krijojë. Të zhvillojmë partneritetin mesh nesh. Falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë ndaj Shqipërisë për të qenë pjesë e një Evrope të bashkuar, si komuniteti më i rëndësishëm. Merkel ndihmë të jashtëzakonshme për ta ngritur në një nivel të lartë rëndësinë e BE në Rajonin Ballkanik, për paqen dhe sigurinë. Vullnet i dyanshëm për partneritet. Të forcojmë marrëdhëniet mes nesh. T'i japim fund trashëgimisë së rëndë të urrejtjes. Mbështetja e Gjermanisë është ne domosdoshme për gjithë BE, për t'i dhënë fund luftës dhe konfliktit. BE është rruga e së ardhmes sonë të përbashkët. BE ka bërë për Ballkanin po aq sa ka bërë Ballkani për BE. Evropa është një paqe e përbashkët mes Shqipërisë dhe vendeve tjera. Askush përveç nesh nuk do ti reformat për tu bërë pjesë e BE. Merkel çeli një epokë të re bashkëpunimi në Ballkan. Paqja në Ballkan, ka një çelës që është Evropa. Merkel uli në tryezë të gjithë liderët e Ballkanit. Shqipëria është më shumë se kurrë e vendosur për reforma drejt BE. Nuk kërkojmë asnjë dhuratë, sepse për çdo hap drejt BE duhet të flasë realiteti, dhe çdo hap Shqipëria duhet ta përmbushë me sukses", ka deklaruar kryeministri Rama. 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr