Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama ftesë publike drejtuesve të opozitës për dialog, oferta që ka për ta: Jemi të dënuar të bashkëjetojmë (Letra e plotë)

Postuar: 18/09/2019 - 14:30

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një ftesë publike opozitës jo parlamentare, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu për të krijuar hapsirën e një dialogu e ndërveprimi për një sfidë të rëndësishme kombëtare siç është Reforma Zgjedhore.

FTESE PUBLIKE DREJTUESVE TE OPOZITES JOPARLAMENTARE Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu

Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat - sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

EDI RAMA

Tiranë, 18 shtator 2019

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 19:27

Deputetja, Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit se është shkarkuar nga posti i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar ku përmes një statusi në 'Facebook', shprehet se mban akoma detyrën.

Postuar: 14/10/2019 - 19:04

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt bën të qartë se BE-ja e shikon me një rëndësi t

Postuar: 14/10/2019 - 18:56

Partia Demokratike shprehet se policia është vendosur përballë grave dhe fëmijëve që protestojnë

Postuar: 14/10/2019 - 18:45

Katër shtete të tjera të BE-së kanë dhënë aprovimin që të haapen negociatat me Shqipërinë.

Postuar: 14/10/2019 - 18:43

Pas njoftimit në rrjetet sociale të Korab Litës se ditën e sotme është përzgjedhur në krye të gru

Postuar: 14/10/2019 - 17:56

Ish-deputeti LSI Petrit Vasili ka publikuar një dokument nga raporti i “Venecias”.