Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama ftesë publike për opozitën, LSI 'tradhton' Lulzim Bashën: Letrat e kryeministrit më herët mbanin mllef

Postuar: 18/09/2019 - 15:21

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha komentoi ftesën publike të kryeministrit Edi Rama për opozitën jo parlamentare. Gjosha tha se kreu i qeverisë është kujtuar vonë për të shtrirë dorën ndaj opozitës, ndërsa theksoi se diskutimi duhet të shkojë përtej reformës zgjedhore, pasi tha ajo krizë që ka përfshirë vendin është shumë e thellë.

“Kur ofrojmë zgjidhje të krizave nuk është e nevojshme të hyhet në marrëdhëniet mes palëve, pse opozita ka lënë mandatet. Duhet një ftesë për dialog i sinqertë. Letrat për Bashën më herët, mbanin sa mllef aq edhe lojë politike dhe një tallje brenda.

Z.Rama është kujtuar shumë vonë për të shtrirë dorën, ne e kishim një hapësire dialogu që e mundësoi presidenti. Kryeministri zgjodhi të mandatojë kryebashkiakët, të kapte edhe pushtetin lokal. Qytetarët të paktën do të duhet të zgjidhnin, dhe nuk patën mundësi ta bënin. Disa mund të thonë për faj të opozitës që nuk u regjistruan në zgjedhje, po ishte edhe një arrogancë e maxhorancës. Opozita është gjithnjë e gatshme për tryezë dialogu, do duhet të shohim edhe ftesën, çfarë ofron, cili do të jetë diskutimi. Kemi qenë gjithnjë të hapur për reformat në vend. Kriza në Shqipëri është shumë e thellë nuk zgjidhet vetëm me tryeza të tilla. Është shumë e thellë, shkon përtej një reforme zgjedhore,” tha Gjosha, ndërsa theksoi se diskutimi duhet të shkojë përtej reformës zgjedhore.

Në vijim ish deputetja e LSI-së tha se forca politike ku ajo bën pjesë është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo moment. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2019 - 09:51

Ende pa u mbushur 24 orë nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama pas refuzimit të negociatave nga Bashkimi Europian, ministër i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka njoftuar një tjetër konferencë për mediat.

Postuar: 19/10/2019 - 09:23

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar  për vendimin e BE  për të mos hapur negociatat

Postuar: 19/10/2019 - 09:20

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion pritet të sjellë goditje në radhët e të korruptua

Postuar: 19/10/2019 - 09:11

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pritet që t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë

Postuar: 19/10/2019 - 09:05

Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur sërish kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Postuar: 19/10/2019 - 09:02

Deputetja Rudina Hajari ka reaguar përmes një postimi në Twitter për mos-hapjen e negociatave nga

Postuar: 19/10/2019 - 08:35

DW: Pas shpresave tё mёdha, erdhi njё zhgёnjim i madh pёr Maqedoninё e Veriut dhe Shqiprёinё.