BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Rama fut Najada Çomon në listat e kandidatëve të PS, Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti i Ekspertëve

Rama fut Najada Çomon në listat e kandidatëve të PS,

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një tjetër emër surprizë që do të jetë pjesë e listës së PS për zgjedhjet e 25 prillit. Duke prezantuar programin e shëndetësisë, kryeministri Edi Rama i bëri një ftesë Çomos për të qenë pjesë e PS. Këtë kërkesë shefi i qeverisë e bëri publike gjatë prezantimit të planit për shëndetësinë dhe tha se Çomo e ka pranuar. Rama u shpreh se këtë garë duhet të bëhen pjesë edhe ata të cilët kanë qenë në luftë me armikun e rrezikshëm duke përmendur kështu emrin e Najada Çomos. Ndër të tjera, Rama falënderoi Çomon që ajo pranoi të bëhet deputete e PS në këto zgjedhje. “Duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo ndeshje, kjo garë e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë dhe të jehojë zërin, në radhë të parë të atyre që qoftë në vijën e parë të kësaj lufte, dhe kush më mirë sesa komandantja e vijës së zjarrit e njohur nga të gjithë të vijë me ne, jo për t’u bërë deputetja e radhës në grupin e deputetëve. Ne me shumë kënaqësi morën aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që t’i të bëhesh si ne, ne duan që ne të bëhemi si ty, dhe për këtë na ndihmon prania jote, shumë faleminderit”, tha Rama. Nga ana tjetër, shefja e Infektivit, Najada Çomo në fjalën e saj ka folur për luftën e bërë me Covid në spitalin Infektiv. Ajo tha se përballja me këtë virus sipas saj është një luftë jashtëzakonisht e vështirë, ndërsa theksoi se po përballohet më së miri nga mjekët dhe stafi mjekësor i spitalit. “Gjithkush që thotë është një vit pandemi ju siguroj në mënyrë absolute që janë shumë vite pune që bëhet brenda atyre spitale Covid, punë e paimagjinueshme atë punë e dimë vetëm ne që jemi brenda, ata pacientë që vuajnë aty brenda në spital dhe është një armatë e jashtëzakonshme infermierësh, doktorësh, sanitarësh, imazheristë, shumë specialistë të tjerë që japin mundin e tyre, sakrificën e tyre që ofrojnë profesionalizëm, dashuri, përkushtim, dhimbje, vuajtje të paimagjinueshme”, tha ajo.

Kalo dorëhiqet nga Komiteti Ekspertëve

Ndërkohë që Najada Çomo u prezantua si deputete e PS për zgjedhjet e 25 prillit, mjeku Tritan Kalo ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai nuk i kurseu kritikat për politikën duke thënë se arriti të përçajë mjekët në qëndrimet dhe kontributet e tyre për të përballuar pandeminë e Covid-19. Ndër të tjera ai u shpreh se në këtë Komitet ku ka qenë pjesë deri më tani ka qenë i vetmi, i cili nuk ka mbajtur post drejtues. Kalo bëri me dije se në vend ka edhe komitete të tjera duke përmendur qeverinë, presidencën dhe opozitën. “Isha pjesë e Komitetit prej 11 ekspertësh që u krijua për mirëmenaxhimin e Epidemisë së “Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si mjek, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij. Si kurdoherë edhe kësaj here “pordhitika” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre. Kemi ekzistencën e njëkohshme të tre Komiteteve Zyrtare: atë të qeverisë aktuale, atë të Presidencës/LSI-së dhe atë të Partisë Demokratike, ose opozitës në një term më të gjerë”, shkruan ai. Kalo u shpreh se edhe mjekët kanë faj pasi sipas tij në kohën kur duhet të bashkëveprojnë kundër përkatësive partiake janë vendosur në tre llogore. Ai bëri me dije se për të gjitha ata të cilët besojnë në punën e tij do të jetë aty për të shërbyer gjithmonë. “Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne mjekët jemi të vendosur në tre llogore, turp dhe shkuar turpit. Nuk e imagjinoja kurrë se karriera dhe makutëria do të mbërrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”. Unë këtu jam dhe kurrë nuk do heq dorë nga kontributi, për t’u shërbyer atyre që besojnë në punën dhe përkushtimin tim”, tha mjeku Kalo.

Më të lexuarat