BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Rama hap rrugën e një pakti të ri me Bashën, kërkon takim si ai i 2017 pa ndërmjetësim ndërkombëtar, Meta-Berisha presion kreut të PD

Rama hap rrugën e një pakti të ri me Bashën, kërkon

Shtohen zërat dhe lëvizjet se kryeministri Edi Rama dhe shefi i opozitës Lulzim Basha po shkojnë drejt një pakti si ai i 17 majit. Ambasadorët po punojnë fort që të gjendet një zgjidhje për reformën zgjedhore, por nëse nuk ka rezultat atëherë plani i fundit është që liderët politikë të ulen në tryezë dhe të ndajnë  “shapin nga sheqeri”. Gazeta e tha një ditë më parë se në prapaskenë po punohet për një takim Rama-Basha. Ndërsa dje ai që e ka konfirmuar ka qenë vetë kryeministri. Në një bashkëbisedim me gazetarët Rama e la të hapur derën e takimit me liderin e PD, ku e theksoi disa herë se duhet të marrë fund koha kur ambasadorët negociojnë. Pra duket qartë se po shkojmë te 17 maji, takim ku morën pjesë vetëm Rama e Basha, pa praninë e askujt tjetër dhe madje as të ndërkombëtarëve.  “Përsa i takon takimit, në Shqipëri në 2020 nuk është e hijshme për ne, që për çështje të brendshme dhe që lidhen me vendosjen e rregullave të lojës, ku palët janë dy skuadra apo më shumë që do të zhvillojnë një ndeshje, apo një finale, ulen dhe biem dakord, sa është fusha, sa është porta, etj., të bëhet me ambasadorë që hyjnë dhe dalin nëpër dyer. Megjithatë është për të thënë faleminderit, përderisa ka palë që nuk e bëjnë vetë. Unë kam qenë në opozitë dhe disa herë i kam kërkuar kryeministrit të kohës të uleshim për gjërat që duheshin diskutuar dhe tani kanë ndryshuar pozicionet. Kur isha në opozitë kërkoja të uleshim, tani kërkoj të ulemi...ju e dini historinë. Gjynah se humbasim kohë dhe energji, lodhim njerëzit. I lëmë hapësirë gënjeshtrave, fantazive në media me informacione të qëllimshme. Do të ishte normale që të uleshim, merreshim apo jo vesh, kjo është gjë tjetër, por nuk jemi ende aty, nuk po vazhdoj", përfundoi Rama. Sipas burimeve, grupi i reformës zgjedhore po negocion për terma teknikë, pra depolitizomi, Kolegji Zgjedhor dhe futja e teknologjisë,  ndërsa sa i takon kërkesës për qeveri teknike mund të hyjnë në lojë Rama e Basha më vonë. Megjithatë mbetet të shihet, por vihet re se dhe ndërkombëtarët kanë negociuar dy ditë më parë me Ramën e Bashën dhe kanë lënë jashtë liderin e LSI dhe presidentin.

Trazohen ujërat në PD

Futja në lojë e ndërkombëtarëve dhe veçanërisht e SHBA ka trazuar ujërat në kampin opozitar. Sipas burimeve, Berisha dhe LSI, por edhe presidenti nuk po e presin mirë situatën e krijuar, pasi i tremben një marrëveshje të re Rama-Basha. Si Berisha, ashtu dhe Meta publikisht e kanë dënuar 17 majin dhe përsëritja e tij duket se ka trazuar ujërat. Burime shumë të sigurta kanë bërë me dije se LSI është ajo që ushtron më shumë presion, pasi i trembet depolitizimit të administratës zgjedhore. Dyshimet e saj janë se aty fshihet kleçka për ta nxjerrë jashtë loje dhe nuk e do diçka të tillë. Në takimin e së dielës PS dhe PD kanë qenë në prag të dakordësisë, por diçka ka ndryshuar në sekondat e fundit. Po ashtu mësohet se LSI këmbëngul që të mos ketë takim Rama-Basha, por nëse shkohet te kjo rrugë të ketë takim gjithëpërfshirës. Marrëveshja e 17 majit i dha goditje LSI, ndërsa Berisha humbi të besuarit e tij dhe të gjithë i druhen ripërsëritjes së saj. Tani sytë janë te ndërkombëtarët, por zërat në korridor flasin se një takim Rama-Basha është i pashmangshëm. Reforma zgjedhor mund të zgjidhë disa problematika, por shumë të tjera do mbeten pezull, sidomos ideja e qeverisë teknike. Rama u pyet dje për një gjë të tillë dhe me ironi e hodhi poshtë si ide. Pra rrugët janë të hapura për çdo gjë.