
“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Rama heshtje të plotë për skandalin me McGonigal/ Zbulohet lëvizja e Yuri Kim, Berisha tregon planin e thurur: Kush i kërkoi Ramës të zhdukej. Kryeministri kishte fluturuar...

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një deklaratë për media ku nga selia e PD-së komentoi mungesën në publik të kryeministrit Rama.
Berisha në fjalën e tij tha se burime të besueshme i kanë kofirmuar se kryeministri Edi Rama “u zhduk me kërkesë të ambasadores Yuri Kim”.
Sipas Berishës kërkesa për të mos dal në publik i ka ardhur kryeministrit pas bërjes publike të çështjes McGonigal.
“Burime plotësisht të besueshëm më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës një rol të veçantë ka luajtur Yuri Kim e cila I ka kërkuar të mos bëjë asnjë deklaratë. Po këto burime më thonë se deklarata qesharake e Edi ramës për të përgënjeshtruar miqësinë me McGonigal ka qenë një këshill e guvernatores”, tha Berisha.
Deklarata e plotë:
Jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve dhe opinionit publik ndërkombëtar, kodin e heshtjes që po aplikojnë disa persona ndaj ngjarjes që ka tronditur thellë opinionin publik të SHBA, Shqipërisë, Europës dhe mbarë vendeve të lira.
Afera Edi Rama-McGonigal është një nga aferat më të shëmtuara, është një akt të cilin mund ta ndërmerrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Jong-un dhe vetëm ata.
Është një akt që kurrë një kryeministër i një vendi partner, nuk mund t’i lejonte vetes të ndërmerrte ndaj SHBA, vendit më kryesor në sigurinë e paqes, në hapësirën euroatlantike dhe në botë.Ndaj kësaj ngjarje tronditëse, Edi Rama u zhduk pesë ditë me kodin absolut të heshtjes.
Edi Rama nuk foli një fjalë, u sëmur nga gripi diplomatik, burime të tjera thonë se fluturoi jashtë vendit, por një gjë është e sigurtë; 5 ditë me radhë, në një kohë kur të gjitha mediat e botës lakonin për zi emrin e tij, për fat të keq dhe të Shqipërisë, që kishte përdorur një ish-oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar njeriun më të jashtëzakonshëm të agjencisë më të fuqishme të planetit, shefin e kundërinteligjencës së FBI-së, Charles McGonigal.
Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime plotësisht të besueshme më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës, një rol të veçantë ka guvernatorja Yuri Kim. E cila i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë.
Po këto burime informojnë se, deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar miqësinë e tij me McGonigal, të cilin edhe mediat më të mëdha amerikane po e tallin, ka qenë një këshillë e guvernatores”, është shprehur Berisha.
Më të lexuarat


Basha: Berisha, kapitull i mbyllur i të shkuarës. Ose s’është në vete, ose përpiqet të fshehë humbjen e tij

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Për herë të parë, një president i Estonisë viziton Shqipërinë

“Tahiri u burgos kot, doli po kot”, habit me deklaratën ish-prokurori i njohur

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Deklarata e fortë e Berishës: SPAK të arrestojë ministren e Ramës
