BREAKING NEWS

Mblidhet Bordi i Transparencës, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Mblidhet Bordi i Transparencës, ulet çmimi i naftës dhe
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x

Politike

Rama i bindet urdhrave të “Sulltanit” turk, nis luftën ndaj gylenistëve, mediat turke zbulojnë se shkollat u mbyllën në Shqipëri me kërkesë të Erdogan, gati ekstradimi i bosit të kriptomonedhave

Rama i bindet urdhrave të “Sulltanit” turk, nis luftën

Mbyllja e kopshtit 'Zubeyde Han?m' pjesë e Turgut Ozal si dhe kolegjit Mehmet Akif Ersoy nga qeveria Rama ka marrë jehonë në Turqi. Mediat turke shkruajnë se vendet e Ballkanit po i mbyllin dyert organizatës FETO, pas vizitave që ka bërë Recep Tayyip Erdogan në këto vende. Në shkrimin e Takvim, thuhet se kolegji dhe kopshti në Shqipëri u mbyll pas vizitës që Erdogan bëri në Tiranë."Organizata Terroriste Fetullahiste u dëbua nga shumë vende të botës pas hapave diplomatikë të Turqisë. Pas vizitave të presidentit Recep Tayyip Erdo?an, vendet e Ballkanit filluan t'i mbyllin dyert një nga një FETO-s. Në Shqipëri u mbyll Kolegji Mehmet Akif Ersoy, i lidhur me Fondacionin Gülistan, i cili është i lidhur me FETO-n. Në të njëjtën ditë u ndërpre edhe puna e kopshtit privat “Zübeyde Han?m” në Tiranë, i cili është i lidhur me kompaninë “Turgut Ozal Education” të lidhur me FETÖ. Organizata Terroriste Fetullahiste u dëbua nga shumë vende të botës pas hapave diplomatikë të Turqisë. Pas vizitave të presidentit Recep Tayyip Erdo?an, vendet e Ballkanit filluan t'i mbyllin dyert një nga një FETO-s. Në Shqipëri u mbyll Kolegji Mehmet Akif Ersoy, i lidhur me Fondacionin Gülistan, i cili është i lidhur me FETO-n. Në të njëjtën ditë u ndërpre edhe puna e kopshtit privat “Zübeyde Han?m” në Tiranë, i cili është i lidhur me kompaninë “Turgut Ozal Education” të lidhur me FETÖ," shkruan Takvim. Ndërsa në shkrimin e medias Aksam, thuhet se Këshilli i Ministrave Shqiptarë ka vendosur mbylljen e kolegjit dhe kopshtit, të cilët janë të lidhur me Fondacionin Gülistan, të organizatës FETO. "Këshilli i Ministrave Shqiptarë vendosi mbylljen e “Kolegjit Mehmet Akif Ersoy” të lidhur me Fondacionin Gülistan, i cili është i lidhur me FETÖ, që operon në vend. Vendimi është publikuar edhe në faqen e qeverisë shqiptare. Një ditë më parë, kopshti privat "Zübeyde Han?m" në Tiranë, i cili është i lidhur me "Turgut Ozal Education", një tjetër shkollë e lidhur me FETO, ndërpreu aktivitetin. Ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi deklaroi se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për transferimin e nxënësve në shkollat ??që kanë standarde dhe kritere pune," shkruan Aksam.

TRT: FETO po vazhdon të humbasë gjak në Ballkan

Ndërkohë që media shtetërore TRT ka theksuar se organizata FETO po vazhdon që të humbasë humbasë gjak në Ballkan, pasi shkollat të lidhura me këtë organizatë po mbyllen pas kërkesës së Erdogan. "Organizata Terroriste Fetullahiste vazhdon të humbasë gjak në Ballkan, ku operon intensivisht. Këshilli i Ministrave të Shqipërisë vendosi të mbyllë një kolegj të lidhur me Fondacionin Gulistan, i cili njihet për afërsinë e tij me FETO-n. Përveç kësaj, u mbyll edhe i ashtuquajturi kopshti i FETO-s në Tiranë. Një tjetër goditje për Organizatën Terroriste Fetullah (FETO) erdhi nga Shqipëria. Në Tiranë u vendos mbyllja e “Kolegjit Mehmet Akif Ersoy” të lidhur me Fondacionin Gülistan, i cili njihet për afërsinë me FETO-n. Shkolla e mbyllur; Për transferimin në një shkollë tjetër, çdo fëmijë duhet të sigurojë dokumentet e nevojshme, të mbulojë të gjitha tarifat dhe të kthejë çdo pagesë të bërë në shkollë. Autoritetet shqiptare ndaluan gjithashtu punën e kopshtit privat "Zübeyde Han?m", i cili është i lidhur me FETO-n. U tha se licenca e kopshtit ishte tërhequr me arsyetimin se ai ka shkelur rëndë ligjin për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për licencë," shkruan TRT.

Çfarë ka ndodhur me shkollat?

Qeveria ka vendosur të mbyllë kolegjin turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të paguajë detyrimet e transferimit dhe t’u kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.