Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama i çon mesazh Bashës për aferën me rrugën Durrës-Kukës: Punë ditësh do ndërtohen 7 ura të reja

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha, sa i takon Rrugës së Kombit. Basha u akuzua për afera me tenderin e kësaj rruge, e cila ende nuk ka përfunduar. Rama deklaroi dje se shumë shpejt do jenë gati 7 ura të reja. “Edhe pak punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullim”, ka shkruar dje Rama. Ndërkohë kryeministri Rama ka bërë dje edhe një tjetër postim ku promovon turizmin me anë të projektit që është nisur “Smile Albania”. Rama ka publikuar një foto të një turisteje e cila shënon numrin si turistja e 1 milion. Nëpërmjet kësaj Rama ka dashur të përcjellë mesazhin se turizmi është rritur me 16.5% nga viti i kaluar. “Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme. Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar. Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz që patriotizmin duhet ta masim në radhë të parë me kontributin në pastërtinë e mjedisit, respektimin e rregullave dhe në rrezatimin e traditës shqiptare të mikpritjes. Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social”, ka shkaruar Rama në profilin e tij në lidhje me turizmin. Nisma “Smile Albania” është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë, kryesisht qytete turistike, më së shumti në ato bregdetare por edhe në qytete si Shkodra, Berati, Gjirokastra etj. Në këtë projekt janë përfshirë të rinj të cilët kanë për detyrë të promovojnë turizmin dhe mbrojtjen e natyrës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin