BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Rama i hap rrugë vetingut në politikë dhe tregohet i gatshëm për bashkëpunim me pozitën, por kërkon bisedime pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve

Rama i hap rrugë vetingut në politikë dhe tregohet i gatshëm

Kryeministri Edi Rama është treguar i gatshëm për bashkëpunim me PD për ndryshimet kushtetuese. Nga konferenca për shtyp me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, Rama tha se është i hapur për të diskutuar me opozitën për tre amendamentet që synojnë ndryshimet e kushtetuese, që kanë të bëjnë me vetingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. Rama u shpreh se një reformë e thellë kushtetuese do të ndryshonte sipas tij edhe arkitekturën konstitucionale të shtetit. “Së pari, Kushtetuta siç është, nuk ka asnjë problem që të mund të justifikojë problemet që krijohen nga mosrespektimi i saj. Së dyti, vetëm Biblën dhe Kuranin nuk mund ta ndryshojmë, çdo gjë tjetër mund të ndryshojë, përfshirë dhe Kushtetutën, sepse nuk është e shkruar në gurë. Së treti, një reformë e thellë kushtetuese, që do ndryshonte të gjithë arkitekturën konstitucionale të shtetit, mund të ketë vend për diskutim, por është ndërmarrje që kërkon angazhim të një natyre tjetër dhe sigurisht kërkon shumë kohë. Unë, në parim, jam gjithmonë për ndryshimin dhe them se gjithmonë ka mundësi për të bërë ndryshim dhe se asgjë nuk është e pandryshueshme. Nevoja për ndryshim dhe dyshimi mbi çfarë ke rreth e rrotull apo çfarë ka në një moment të caktuar si arritje, janë shtysa për të shkuar përpara. Çdo gjë mund të diskutohet dhe çdo gjë do ta diskutojmë, duhet të mësohemi të diskutojmë”, tha ai. Ndër të tjera, Rama i ka kërkuar Bashës që të kenë bisedime pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Ai theksoi, se dialogu mund të bëhet mes kryeministrit dhe opozitës. “Do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit publikisht se e kam thënë disa herë, në këtë vend të paktën sa të jem unë këtu, dialog mes qeverisë dhe opozitës në anglisht nuk do bëhet më. Nuk kemi asnjë arsye që t’i vëmë në pozitë edhe miqtë tanë edhe partnerët tanë, hajdeni këtu, futuni në mes, shko tek ai, hajde këtu, na mblidhni tek ai, futuni atje. Ne nuk kemi pse flasim anglisht me njëri-tjetrin, ne kemi gjuhën shqipe, këta i kanë përkthyesit, janë të pazëvendësueshëm në të gjithë procesin tonë të rritjes dhe të konsolidimit sepse thashë, kanë në radhë të parë interesin e tyre strategjik e kanë këta, edhe BE edhe SHBA për ta pasur Shqipërinë të integruar plotësisht, në të gjitha strukturat e tyre”, tha ai.

Soreca: Duhet të ketë dialog mes palëve

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka inkurajuar dialogun mes palëve politike në vend, sa u përket tre propozimeve të PD-së për ndryshime kushtetuese. Ai u shpreh, se palët duhet të ulen dhe të diskutojnë. Ambasadori Luigi Soreca, vijoi më tej duke thënë se nëse do të duhet ndihmë do të shihet nëse kjo gjë do të jetë e mundur. “Kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin politik. Kuvendi është foltorja ku bëhen diskutimet, dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutim. Nëse do të na kërkohet për asistencë do të shohim nëse kjo gjë është e mundshme dhe do ndihmojmë në spektrin politik siç kemi bërë gjithmonë”, tha Soreca.