Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama i jep fund dyshimeve: Ja si do ti bllokojmë edhe bastet në faqet e huaja

Postuar: 20/10/2018 - 17:30

Kryeministri  Rama, i pranishëm në anëtarësimet e reja të Partisë Socialiste në Kamëz, deklaroi se do të bllokohen të gjitha bastet “online”, përfshi edhe kompanitë e huaja.

 
“Opozita thotë se vëllai im do të mbajë bastet, por e vërteta është që do të mbyllen që të gjitha dhe po bëjmë përgatitje për të bllokuar edhe bastet “online” që janë jashtë shtetit. Janë miliona që i merr lumi. Do të shikojmë se si do të realizohet kjo gjë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë, më 15 tetor, u dërgoi një mesazh anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku siguron se bastet do të mbyllen në 31 dhjetor dhe nuk do të ketë asnjë “monopol online”.

“Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër telefona kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagëmet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do të ketë asnjë lloj monopoli”, ka thënë Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 20:21

Gjykata amerikane e Distriktit Jugor të Floridës ka rrëzuar padinë për shpifje të Shkëlzen Berishës, ndaj autorit amerikan Guy Lawson.

Postuar: 19/03/2019 - 20:18

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha ata që punojnë në

Postuar: 19/03/2019 - 18:17

Kreu i shtetit është shndëruar në një turist presidencial, duke përdorur paratë e shtetit nëpër t

Postuar: 19/03/2019 - 20:09

Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli këtë të martë garën për Prokurorin e Përgjithshëm.

Postuar: 19/03/2019 - 19:57

Në protestën e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, ka f

Postuar: 19/03/2019 - 19:36

Kreu i OSBE-së në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt sot është vënë në qendër të sulmeve nga opoz