Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama i kujton Patozin dhe Topallin, Basha i përgjigjet: Mos fol në emrin tim, as të PD

Postuar: 13/09/2017 - 15:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama që ironizoi fjalën e tij të parë në Kuvend.

Ndërsa Rama u shpreh se Basha duket sikur do të mbrohet nga fantazmat e Patozit e Topallit në Kuvend e servir gjithnjë atë gjellën e mbetur të drekës, kryedemokrati i përgjigjet.

Sipas të parit në PD, kryeministri nuk e mbulon dot shterpësinë dhe mungesën e programit me diversione ndaj opozitës.

“Edi Rama këtu ke ardhur të kërkosh votëbesimin e Parlamentit, nuk ke ardhur të flasësh në emrin tim as në emër të opozitës dhe nuk mund të flasësh kurrë, as në emër të PD dhe as të asnjë parlamentari që është në opozitë me ty. Eshtë shprehje e shterpësisë totale të fletushkës që ke paraqitur në vend të programit dhe e mungesës totale të programit që karakterizoi jo vetëm fushatën por edhe pas fushatës, që 10–minutëshin e fundit, para këtij kuvendi e zgjodhe për sulme dhe diversione ndaj opozitës dhe të tjera llafe, llafe dhe vetëm llafe boshe”,- tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2018 - 14:20

Ambasada amerikane ka shpërndarë sot një njoftim për rastet kur qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë sërish për vizë udhëtimi për në SHBA nëse më parë janë refuzuar. Në faqen e Facebook ambasada shkruan se “A duhet të aplikoni përsëri menjëherë pas refuzimit të vizës?

Postuar: 18/01/2018 - 14:14

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për kapjen e drejtësisë.

Postuar: 18/01/2018 - 13:55

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar gjatë ditës së sotme nëpërmjet një postimi, kushtet e rënda në burgun e Shënkollit.  Ndërsa ka publikuar mesazhin e një qyt

Postuar: 18/01/2018 - 13:44

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste  për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin në lidhje me pr

Postuar: 18/01/2018 - 13:35

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Basha sa i përket kërkesës së deputetëve socialistë për ndryshimin e R

Postuar: 18/01/2018 - 13:32

Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi sot lidhur me propozimin e Partisë Socialiste për projektligjin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Postuar: 18/01/2018 - 13:26

Kryeministri Edi Rama përmes profilit të tij në Facebook ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë korçarët që duhet t’i drejtoheshin QSUT-së në Tiranë  për operacionin