Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama i pakënaqur me deputetët: Të punohet me bazën

Postuar: 16/04/2018 - 11:53

Kreu i PS-së dhe Kryeministri Edi Rama, duket se është i pakënaqur nga puna e deputetëve në terren dhe drejtuesve të degëve. Burime nga mbledhja e grupit të PS me dyer të mbyllura bëjnë më dije se Rama është shfaqur i pakënaqur nga terreni dhe ka kërkuar të punohet më shumë me bazën.

“Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, mësohet të ketë thënë Rama.

Ndërkohë ka pasur edhe ‘tërheqje veshi’ pas seancës së kaluar me tensione dhe përjashtime në Kuvend, e cila është bërë pjesë e mbledhjes se grupit parlamentar. Rama mësohet t’i ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë. “Nuk duhet t’i kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”, ka thënë Rama.

Në diskutimet e grupit ka qenë edhe rendi i ditës për seancën e së enjtes dhe axhenda partiake dhe qeveritare. Kujtojmë në seancën e kaluar deputetët e opozitës hodhën miell, vezë, letra e shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave. I vetmi nga maxhoranca që u përgjigj ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, i cili e pësoi me përjashtim 10 ditë nga Kuvendi ashtu si 6 deputetë të opozitës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 15:33

Pas votimit të ligjit për Teatrin në Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i parë nga opozita. Ka qenë deputeti i PD, Luçiano Boçi, ai që ka reaguar duke shkruar se Parlamenti ka ngrënë turpin me kartona.

Postuar: 20/09/2018 - 14:57

Deputetët e mazhorancës kanë miratuar ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Postuar: 20/09/2018 - 13:45

Ish-kryeministri Sali Berisha jep detaje të reja lidhur me rastin e Tahir Bajraktarit, i cili dy

Postuar: 20/09/2018 - 13:17

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj d

Postuar: 20/09/2018 - 13:04

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryedemokratit Basha, për kryeministrin Rama, i cili nga foltorj

Postuar: 20/09/2018 - 13:03

Në një kohë kur opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, në vitin 2013 kryetari