BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

“Rama ia kishte bërë benë”/ Ilir Meta fut në sherr Artur Zhejin me gazetarin e njohur: Ti mendon se kjo është e saktë?! Ja kush fshihet në të vërtetë pas shkarkimit të Presidentit! (REPLIKAT)

“Rama ia kishte bërë benë”/ Ilir Meta fut në

Analisti Artur Zheji dhe gazetari Arion Sulo komentuan deklaratat që bëri sot nga konferenca për mediat Presidenti Ilir Meta.

Zheji tha në emisionin ‘Pikat mbi i’ se Presidenti u shfaq i qetë pas vendimit të shkarkimit, e kjo e bën atë të mendoj, që Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë vendimin e Kuvendit.

Nga krahu tjetër, analisti Arion Sulo, deklaroi, se Presidenti Meta duhej të jepte dorëheqjen fill pas zgjedhjeve të 25 prillit, për t’iu përmbajtur deklaratave të tij, por edhe për t’u forcuar politikisht.

Artur Zheji: Presidenti i referohet moskushtuetmërisë të Parlamentit. Ky Parlament është i mangët. Doja të ndaloja te besimi që zoti Meta ka sa i përket mosndërprerjes së mandatit, që do të thotë nga besimi që ka nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që është vendimi më i rëndësishëm, për vijimësinë e tij si President të Republikës. Ai na dhe me anë të një gjuhe të koduar, se ka qetësinë që Gjykata Kushtetuese nuk do e meritojë vendimin e Kuvendit. Unë hedh pyetjen se si do të sillen kuvendarët më pas, kur Gjykata Kushtetuese të mos votojë në favor të tyre, nëse ndodh kjo gjë normalisht. Këta persona do të ulen prapë me Metën, ku do të votëbesohet nga Presidenti. Akti noterial më i lartë i Republikës bëhet nga Presidenti. Të shkosh e të kërkosh besimin te ai, do të jetë spektakolare.

Arion Sulo: Presidenti ishte i qetë, por pa lajm. Ishte i përsëritur, në teza të përsëritura, sepse është në ngërçin e 25 prillit, të cilës ai duhet ti përgjigje me dorëheqje, ashtu siç kishte premtuar. Për Institucionin e Presidentit ai duhet të jepte dorëheqjen pas 25 prillit, sepse në një situatë anormale që ishte para dy vitesh, kishim një President anormal. Ai thotë që zgjedhjet nuk kanë mbaruar, por kjo s’është e vërtetë. Pritet vetëm raporti i OHDIR-it, por zgjedhjet kanë përfunduar. Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin, Rama si do të iki për të marrë dekretin. Shkon sepse ai ka dalë fitues dhe thotë që kam fituar. Meta është në vështirësi, pasi nuk dha dorëheqjen.

Artur Zheji: Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Kuvendit, Meta rilind, do të ketë një ristart të fortë. Do të jetë pikë negative për mazhorancën. Tani ka nisur një gjë tepër e egër, për numrat në Gjykatën Kushtetuese. Rama, me këtë status që ka, që i duket vetja si tepër të rëndësishëm.

Arion Sulo: Uzurpimi i institucioneve ka mbetur tani e një vit akoma. Influenca e ndërkombëtarëve është tepër e madhe. Si u bëkan 104 vota me një të rënë të lapsit. E kanë lënë një mocion në mes, vijojnë mocionin e dytë.

Artur Zheji: Ky argumenti i shumicës të vjen sepse ka disa precedentë. Kjo shumicë është krijuar edhe për raste të tjera. Kjo mazhorancë është rikrijuar disa herë në Shqipëri, për të kaluar 500-600 mln euro për PPP, të cilat, i ka bashkuar këtë mazhorancë, ka krijuar mazhorancë të re. Janë të gjithë, ose pjesa më e madhe, deputetë, bishta, që e kanë kuptuar që është shansi i tyre i fundit për të shkuar në Parlament, kanë shkuar me anë të një premtimi.

Arion Sulo: Ky mocion i dytë është bërë nga ndërkombëtarët. Në 2019-ën, bërjen e zgjedhjeve pa kandidatë, e bëri Rama apo e vendosën ndërkombëtarët? Për mua e vendosën ndërkombëtarët.

Pse ndërkombëtarët kishin interes për të shkarkuar Metën? Pse tani?

Aron Sulo: Sepse janë në përplasje të fortë prej 4 vitesh. Siç janë në përplasje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Që nga Reforma në Drejtësi, që asokohe. Nuk i prish punë Meta politikisht mazhorancës.

Artur Zheji: Ti mendon që përgjigja që i jep kësaj pyetje është e sakta. Unë mendoj që kjo nuk ka ë bëjë me ndërkombëtarët. Ata kanë mekanizma të tjera për të vepruar në mënyrë të nëndheshme. Mendoj që kjo ka dy arsye. Arsyeja e parë është që Rama ia kishte bërë “be-në”, ai tonifikon partinë dhe asgjëson politikisht Ilir Metën. Ai pretendon që një figurë kaq të mbrojtur si Presidenca, duhen numra të shumtë për të marrë. Në një opozitë normale, nuk do arrinte kurrë. Kjo është aksioni i Rmaës, për t’i treguar Presidentit, që ja ç’të bëj unë. Rasti më i mirë për të nxjerrë kujën është ky Parlament. Rama e shfrytëzoi këtë, nuk janë ndërkombëtarët. Kë dëgjuar kritikë publike që ndërkombëtarët i bëjnë zotit Meta? Leje nëpër korridore apo zyre, publike nuk ka.

Ju besoni që fati i Metës do të jetë i ngjashëm me të Sali Berishës në të ardhmen?

Arion Sulo: Është një histori politike prej 4 vitesh. Rama dhe Metën janë armiq tani. Nëse ndërkombëtarët nuk do të ishin dakord për shkarkimin e Metës, nuk do të ndodhte. Kushtetuesja është ndarë 4 me 3, nëse njëri prej tyre kalon nga krahu tjetër, kjo shpjegon shumë. Dihet që amerikanët po vendosin me diplomaci dhe politikë, për të vendosur në Shqipëri atë që kanë thënë gjithmonë dhe që s’po e bëjnë dot me Reformën në Drejtësi.

Artur Zheji: Nuk mendoj që duhet të ndjekim atë fjalën e urtë që ka populli shqiptar e që është: populli gjykon. Në vitin 2001, kur Meta ishte kryeministër i Shqipërisë, në korridoret e politikës shqiptare të asokohe, thuhej që Meta është i amerikanëve dhe thuhej që ka miq të fuqishëm. Në 2008 Bush erdhi në Shqipëri dhe thuhej që Berisha është njeriu i amerikanëve. Nuk mendoj që këta të bëhen befas non-grata, ndoshta ndodh, por duhet të dalin në sipërfaqe gjëra që ne nuk dimë. Lojtarët që janë shumë sensibël nga ana emocionale mund të ndikohen negativisht.