BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rama jep alarmin dhe i çon mesazh Metës: Po angazhohen gjyqtarë e prokurorë për ta bërë 25 prillin referendum, do përgjigjen bashkë me drejtuesin e tyre

Rama jep alarmin dhe i çon mesazh Metës: Po angazhohen gjyqtarë

Kryeministri Edi Rama ka bërë dje një deklaratë tepër të fortë. Në Kryeministri u përkujtua dje vrasja e 4 qytetarëve të pafajshëm në protestën e 21 Janarit 2011, ndërsa shefi i qeverisë foli për një angazhim të drejtësisë kundër qeverisë. Ai ua vuri fajin togave të zeza për moszbardhjen e plotë të “21 Janarit”, ndërsa nuk kurseu kritikat për gjyqtarët dhe prokurorët. Por Rama foli se disa prej tyre, e sidomos ata që kanë ngelur në veting, janë angazhuar për rrëzimin e qeverisë më 25 prill. Sipas Ramës, ata po punojnë që 25 prilli të kthehet në referendum, ndërsa paralajmëroi se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, bashkë me ata që i udhëheq drejt këtij referendumi. “Nuk jemi ende me kokën lart përsa kohë ky proces nuk ka përfunduar dhe ka ende llum për të pastruar, por patjetër që do i shohim në sy për gjithçka që po bëjmë për të gjithë familjet e tyre. Sot ne u dorëzojmë familjeve simbolin e “Dëshmorit të Atdheut” dhe jam i bindur që prania e atij simboli në 4 shtëpitë do të jetë një pikë e dukshme referimi për vështrimin e fëmijëve kur të mendojnë për prindërit e tyre, jo thjesht në sensin e vlerësimit, por të besimit që drejtësia do ta bëjë të sajën. Dhe ata të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin me palë të treta të veshur nën togën e zezë të gjykatësve do të përgjigjen. Do përgjigjen siç do përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort për ta bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, bashkë me udhëheqësin e referendumit. Pot këtu nuk është koha për të folur për këtë. Është koha për të kaluar te dhënia e këtyre simboleve”, tha ai. Por deklarata e Ramës është një mesazh i thellë dhe dyshimet janë se shkojnë për presidentin Ilir Meta. I vetmi që e ka cilësuar 25 prillin si referendum është presidenti. Ndërkohë në partinë e tij janë angazhuar dhe kandidatë që janë të afërm të njerëzve që kanë ngelur në veting. Pra duket se sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 prillit, aq më shumë tensionohet debati, ndërsa sipas kryeministrit tashmë po luajnë në prapaskenë dhe të shkarkuarit nga vetingu.

Krahasimi me Metën

Nëse shohim intervista dhe postimet e presidentit Ilir Meta në rrjetet sociale gjatë muajve të fundit, ai është i vetmi që flet për referendum më 25 prill. Për PD e PS janë zgjedhje, por Meta i ka cilësuar si referendum nëse do të shkohet drejt BE apo do të rrihet me këtë qeveri. “Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur. Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme. Kushtetuta mbi të gjitha. Mbi Kushtetutën vetëm populli”, ka qenë një ndër deklaratat e tij. Pra duket qartë se edhe mesazhi i kryeministrit ka qenë në drejtim të presidentit. Elementi tjetër që e forcon më së shumti këtë term është sepse LSI do të kandidojë në zgjedhje si kandidat djalin e ish-kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha. Ky i fundit dha dorëheqjen nga posti dhe i shpëtoi vetingut, ndërsa tashmë djali i tij është angazhuar me LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë pak ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi një mesazh të qartë se duhet të bëhet kujdes me kandidatët. Kur u fol se Gjin Gjoni do të ishte kandidat i PD ambasadorja doli me reagim urgjent. Por LSI ka dredhuar duke bërë kandidat djalin e ish-prokurorit.

Më të lexuarat