BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama jep lajmin nga Holanda: Në Shqipëri është zbuluar naftë dhe gaz natyror që do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë, por edhe të Evropës

Rama jep lajmin nga Holanda: Në Shqipëri është zbuluar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar ditën e djeshme, se një kompani ndërkombëtare ka zbuluar rishtas në territorin e Shqipërisë sasi të mëdha nafte dhe gazi natyror. Kreu i qeverisë ka pretenduar, se kjo gjetje do të ndryshojnë ekonominë shqiptare dhe të ardhmen energjetike të Evropës. Gjatë një vizite në Holandë ku po takon investitorë holandezë, Rama ka thënë se kompania multinacionale Shell, që është njëra nga kompanitë më të mëdha naftësjellëse globale e që po hulumton burimet potenciale të këtyre resurseve natyrore përgjatë bregdetit shqiptar, ka bërë “një zbulim shumë të rëndësishëm” në Shqipëri. Rama ka deklaruar se kompania e përfshirë në hulumtim nuk ka dhënë shifra për publikun dhe Shell nuk është prononcuar për gjetjet e pretenduara në Shqipëri. “Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, u shpreh kreu i qeverisë. Gjithashtu, kryeministri Rama tha se stabiliteti politik në Shqipëri nuk ka pse t’i shqetësojë investitorët e huaj. Sipas kreut të qeverisë Shqipëria është një vend mikpritës kundrejt kompanive të huaja. Ai tha se vendi të ofron mundësi që kompanitë të mos ndeshen me burokraci. “Shqipëria ka një element specifik do të thotë përtej stabiliteti apo jo stabilitetit ngushtësisht politik. Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj të huajve të huajt që vijnë në Shqipëri marrin një trajtim shumë të veçantë. Shqipëria është më së shumti një vend i cili është zhvilluar nga një ndjenjë shumë e fortë mikpritje. Po kemi protesta, jemi në një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete dhe kryeministri vetë krijon shumë bezdi. Është një element spazmatik i jetës sonë. Duket si Holanda mendoj se ajo që po kaloni me fermerët do të quhej dhunë brutale. Nuk kemi asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik pasi ne kujdesemi mirë me kompanitë e huaja. Kemi krijuar një skuadër të rripit të zi, e cila merret me një projekt të caktuar dhe bëhet zyra mbështetëse e kompanisë. Është kjo skuadër e rripit të zi, nëpunës civil të shtetit që bëjnë gjithçka për t’ju gjendur pranë kompanive, që të mos ndeshen me burokraci”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.

Më të lexuarat