BREAKING NEWS

Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa
x

Politike

Lufta me Covid-19/ Rama e thotë hapur: Kur të bëj dozën e dytë do t’ju vërtetoj...

Lufta me Covid-19/ Rama e thotë hapur: Kur të bëj dozën e

Kryeministri Edi Rama ka treguar pasditen e së hënës nga foltorja e Kuvendit, se si do të sigurohen skeptikët që ai ka marrë vaksinën e Pfizer, dhe jo ujë fiziologjik.

Rama u shpreh se kur pjesa e individëve të vaksinuar, përfshirë këtu edhe vetë atë, të kthehen për të marrë dozën e dytë, kushdo që të jetë i gatshëm do t’i nënshtrohet një testi për prani antitrupash.

“Kur pjesa që ka bërë vaksinën, do duhet të rikthehet për të marrë dozën tjetër, cilido që është i gatshëm, do të bëjë një transparencë për antirtupat. Për të parë që realisht vaksina është marrë. Dhe ka bërë gjithë efektin e parashikuar. Është përhapur ideja se unë jam injektuar me ujë fiziologjik, ky është një nivel analize shumë i lartë, sidoqoftë, është oportune që t’u jepet mundësia atyre që të ndihen të garantuar nga fakti…”, tha Rama.