BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama: Kancelarja Merkel mbështet Shengenin Ballkanik, Prishtina nuk do ta kuptojë rëndësinë, merret me muhabete tradhtarësh

Rama: Kancelarja Merkel mbështet Shengenin Ballkanik, Prishtina nuk do ta

Kryeministri Edi Rama ka marrë mbështetjen e kancelares Angela Merkel për Shengenin Ballkanik. Dje ai pati një takim me kancelarin, i cili u cilësua si shumë i rëndësishëm nga ana e shefit të qeverisë shqiptare. Pas takimeve, Rama zbardhi për mediat detaje nga biseda. Ai u shpreh se është prekur dhe ideja e Shengenit Ballkanik. Rama u shpreh se ky proces është konsideruar si një nismë shumë domethënëse.

“Natyrisht kancelarja është tejet mbështetëse për këtë proces. Madje ne diskutuam dhe ky proces do të gjejë një mbështetje gjithmonë dhe më të madhe. Konsiderohet një nismë shumë domethënëse dhe fakti që kjo nismë u ndërmor nga tre vende, por jo si një nisëm ekskluzive, por një nismë gjithëpërfshirëse ku të gjitha vendet janë të ftuara dhe fakti që në fund të ditës kjo nismë nuk është asgjë tjetër veçse jetësimi i nismave të dakortësuara gjatë procesit të Berlinit, e bën kancelarin shumë të inkurajuar dhe shumë të interesuar për procesin”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Rama flet për Kosovën dhe Shengenin Ballkanik

Gjatë intervistës, kryeministri Rama u ndal edhe tek rasti i Kosovës, pasi Shengeni Ballkanik ka shkaktuar disa përplasje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama deklaroi se Prishtina nuk do ta kuptojë rëndësinë, merret me muhabete tradhtarësh. “Përfshirë dhe faktin që ajo e kupton shumë mirë dhe e di shumë mirë se çfarë hapi i jashtëzakonshëm është bërë në raport me Serbinë duke e bindur Serbinë që të heqë dorë nga vetoja ose nga refuzimi për të lejuar dhe lëvizjen e lirë të njerëzve që do të thotë: Lëvizja e lirë e njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjë që për fat të keq në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë dhe kujtojnë se duke e kthyer këtë në një debat se kush është tradhtari dhe kush është patrioti po i bëjnë ndonjë nder apo të mirë Kosovës”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri u shpreh se Kosova është duke u larguar nga partnerët e mëdhenj. Për pasojë po i ulet reputacion ishtetit të Kosovës. “Jo e vërteta është që po e dëmtojnë Kosovën, po e largojnë atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj dhe po ja ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacionin e madh që Kosova fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran. Kështu ne do të vazhdojmë me procesin dhe patjetër që nxitja e gjithanshme edhe nga BE edhe nga Gjermania, nga SHBA pa diskutim do të jetë që procesi të ecë më tutje”, tha Rama.

Ligji ndaj KÇK

Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh nga Berlini pas takimit me Angela Merkel ka deklaruar se mori miratimin e kancelares për miratimin e ligjit special kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së. “Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë”, tha Rama. Sa i përket konferencës së donatorëve, Rama tha se mori disa këshilla nga Merkel dhe që i garantoi mbështetje shtesë edhe pas 17 shkurtit. Mbi mbështetjen për integrimin nga Gjermania, Rama u shpreh me shpresë për hapjen e negociatave në mars. “Temën e integrimit në funksion të çeljes së negociatave, apo temën e preferuar të bashkëpunimit rajonal, takimi ishte shumë domethënës. E para sepse me rindërtimin kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që i takon qoftë për konferencën e donatorëve apo më tutje, pasi e dinë se konferenca do të ndihmojë, por nuk do të përmbushë të tërë nevojën, pasi kjo nuk është as objektivisht e mundur. Por jo vetëm kaq, Merkel u informua për të gjitha kontaktet e mia me vendet e tjera, më dha disa këshilla shumë të vlefshme dhe u angazhua për të bërë të sajën që konferenca të jetë një sukses”, tha Rama.

Më të lexuarat