BREAKING NEWS

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për COVID-19: Kostoja mund të bëhet marramendëse!

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës
x

Politike

Rama-Kodheli në mbrojtje të Berishës dhe Shkëlzenit për Gërdecin, dy beteja gjyqësore kundër familjarëve të viktimave në Strasburg dhe Tiranë, refuzojnë dëmshpërblimin

Rama-Kodheli në mbrojtje të Berishës dhe Shkëlzenit për
Historia e Gërdecit kompromenton moralisht dhe politikisht qeverinë “Rama”. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kanë nisur dy beteja paralele gjyqësore kundër familjarëve të viktimave të Gërdecit të Sali Berishës dhe Shkëlzen Berishës. Edi Rama ka angazhuar të gjitha institucionet shtetërore kundër familjarëve të viktimave të Gërdecit, duke ndarë në mënyrë të panevojshme një kosto me Sali Berishën.
 
Ministria e Mbrojtjes dhe Avokatura e Shtetit janë investuar më fort, si në Tiranë ashtu edhe në Strasburg, në mbrojtje të biznesit familjar të Sali Berishës, biznes i cili u mori jetën 26 qytetarëve, plagosi qindra të tjerë dhe rrafshoi një zonë. Familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg shembjen e farsës së turpshme gjyqësore në Shqipëri, ku shpëtuan të gjithë përgjegjësit e Gërdecit, ndërsa orkestruesit e mëdhenj nuk u morën as nën hetim. Por, befas përballë tyre janë shfaqur institucionet në varësi të qeverisë së Edi Ramës, i cili mund ta shmangte një kosto të tillë politike, me anë të negocimit të një marrëveshjeje. Avokati i Shtetit mësohet se ka dorëzuar në Gjykatën e Strasburgut një listë me argumente kundër pretendimeve të familjarëve të viktimave të biznesit të Sali Berishës, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë sagës gjyqësore në Shqipëri si dhe po u mohohet padrejtësisht dëmshpërblimi.
 
Askush nuk e kishte menduar se, njeriu që përbetohej deri para 23 Qershorit 2013 se do të vendoste drejtësi për Gërdecin dhe do të çonte para togave të zeza Sali Berishën sapo të vinte në pushtet, pikërisht ky njeri, sot mbron fort Shkëlzenin dhe Berishën dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke u rreshtuar kundër familjeve të viktimave. Qeveria e majtë, e cila deri në 23 Qershor 2013 e quante Gërdecin një krim shtetëror dhe familjar të Sali Berishës, tani i konsideron të ligjshme të gjitha vendimet dhe aktet për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Në vend që të mblidhte qeverinë dhe të dëmshpërblente familjarët e viktimave të Gërdecit, Edi Rama ka angazhuar strukturat nën varësi në një betejë gjyqësore, në mbrojtje të Gërdecit të Sali Berishës dhe Shkëlzenit. Kjo qeveri humbi dhjetëra milionë euro nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve me çekët për CEZ, nga ana tjetër vijon deri në shkallët e fundit të drejtësisë betejën me familjarët e viktimave të Gërdecit, për vetëm disa milionë lekë. 
 
Kodheli në gjyq me familjarët 
 
Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në një betejë gjyqësore me familjarët e viktimave të Gërdecit, për çështjen e dëmshpërblimit, në Gjykatën Administrative. Gjatë seancave gjyqësore, Ministria e Mbrojtjes ka mbrojtur të gjitha vendimet dhe aktet në lidhje me fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të stafit të zonjës Kodheli, Gjykata Administrative ka pranuar padinë dhe kërkesën e familjarëve për dëmshpërblim. Por, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të vijojë betejën në Gjykatën e Apelit. Në të njëjtën kohë, qeveria “Rama” ka nisur edhe një proces paralel gjyqësor me familjarët e viktimave të Gërdecit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. 
 
Berisha dhe Shkëlzeni 
 
Veprimtaria politike e Sali Berishës është klasifikuar dhe grupuar në tre nënndarje; Krimet njerëzore, krimet politike dhe tradhtitë kombëtare (shitje e territoreve). Nuk ka dyshim se, Gërdeci shënon dhe simbolizon kulmin e krimeve njerëzore të Sali Berishës dhe familjes së tij politike-biologjike. 26 qytetarë humbën jetën, ndër të cilët edhe gra dhe fëmijë, qindra të tjerë u plagosën, mijëra u traumatizuan dhe një fshat u rrafshua nga biznesi familjar i Sali Berishës, i ngritur mbi një ngrehinë korrupsioni, trafikimi, mashtrimi dhe paligjshmërie. Ministra u vunë në garë se kush të firmoste letrat i pari, baxhanaku humbi jetën në fabrikë, ndërsa i biri akuzohet nga e majta se ka orkestruar gjithçka nga jashtë. Ndërkaq, pas Hiroshimës qeveritare, një  Gërdec i heshtur vijon të konsumohet në Shqipëri. Sot, askush nuk është prapa hekurave për fabrikën e vdekjes. Nga ana tjetër, odiseja e familjarëve të viktimave për drejtësi ka marrë një tjetër rrjedhë. Sali Berisha nuk është rrëzuar nga pushteti, por thjeshtë ka ndryshuar ngjyrë. Pasardhësi i tij në pushtet, Edi Rama, vijon betejën kundër familjarëve të Gërdecit, duke u refuzuar të drejtën e dëmshpërblimit dhe kërkesën për rigjykimin nga e para të përgjegjësve të Gërdecit.  Adriatik Doçi  
 
 

Më të lexuarat