BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Politike

“Rama kur nuk është duke ndërtuar për Vuçiçin, është duke shembur për Erdoganin”/ Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, reagon PD dhe dënon aktin: Vendim për qëllime të pastra politike, kjo qeveri duhet hequr qafe

“Rama kur nuk është duke ndërtuar për

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mbylljen e gjimnazit “Mehmet Akif”.

Deputetja Albana Vokshi, në një deklaratë nga selia blu tha se Rama detyroi dy ministre të firmosnin për mbylljen e shkollës. Ajo shtoi se kur Rama nuk është duke ndërtuar për Aleksandër Vuçiçin, është duke shembur shkolla.

“Edi Rama, si një ajatollah, ka detyruar dy gra në qeverinë e tij, të firmosin për mbylljen e një gjimnazi dhe të një kopshti me 225 fëmijë në Tiranë.

Prindërit dhe nxënësit e shkollës të mbyllur në urdhër të Edi Ramës, në protestën e tyre deklarojnë se urdhri nuk ka lidhje me plotësimin e standrteve ligjore, siç ministrja pretendon. Përfaqësuesit ligjorë të shkollës thonë se kjo shkollë i ka plotësuar të gjitha detyrimet ligjore. Në këto momente nxënës e prindër po zhvillojnë një proteste.

16 medalje ari dhe një dekoratë e firmosur nga vetë Edi Rama është simbolika më e fortë që i jepet një shteti që është kundër arsimit.

Edi Rama ka pritur fillimin e vitit të ri shkollor për të urdhëruar mbylljen, siç pret të hapet sezoni turistik, çdo vit, për të nisur shembjet.

Gjimnazi Mehmet Akif është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria. Dhjetëra nxënës që kanë shkëlqyer në çdo universitet dhe kanë fituar olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare.

Partia Demokratike e dënon aktin e Edi Ramës, i cili kur nuk është duke ndërtuar për Vuçiçin, është duke shembur për Erdoganin.”.

Partia Demokratike e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30 vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit.

Ajo që po ndodh me kolegjin Mehmet Akif nuk është mbyllje, por shembje. Jo vetëm e një shkolle, por e filozofisë së pluralitetit, që duhet të udhëheqë një shtet modern europian.

Ne bashkohemi me protestën e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimnazit dhe kopshtit të shoqërisë Turgut Ozal, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë urdhrin taleban për mbylljen e një shkolle dhe kopshti fëmijësh, dhe t’i japë fund sjelljes me dy standarde, ku ditën bën si liberal dhe natën sillet si ajatollah.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë me fëmijët, mësuesit dhe prindërit e shkollës Mehmet Akif për të ndaluar këtë akt taleban të Edi Ramës.

Sot, ne duhet të jemi në lartësinë e historisë sonë. Një shkollë e mbyllur është një shpresë më pak. Një shkollë e mbyllur nga qeveria për qëllime politike, është akti i fundit përpara vendosjes së diktaturës!

Koha kur merren vendime arbitrare, të pambështetura në ligj, është orë e zezë për Shqipërinë. Ne theksojmë se një qeveri e tillë nuk është e popullit shqiptar, por e interesave të ngushta, të brendshme e të huaja.

Si e tillë duhet refuzuar dhe hequr qafe.

Vajza është përgatitur me vite për të konkuruar në këtë shkollë e cila ka 26 vite. Është mbyllur pa asnjë paralajmërim. Fëmijët janë dëmtuar psikologjikisht. Me një firmë të Ramës shkolla u mbyll dhe nuk dimë ku të çojmë fëmijët”, tha Vokshi.

 

Më të lexuarat