BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x
BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Politike

Rama-Kurti përplasen në vizitën e Merkel, kryeministri shqiptar kritika Prishtinës për Ballkanin e Hapur, reagon ashpër homologu kosovar

Rama-Kurti përplasen në vizitën e Merkel, kryeministri shqiptar

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti janë përplasur dje në distancë gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel. Në Rinas kancelarja mblodhi të gjithë liderët e Ballkanit, por nisma e Ballkanit të Hapur ka krisur sërish raportet Rama-Kurti. Në konferencën për mediat bashkë me kancelaren, Rama tha se Ballkani i hapur nuk është krijuar për të përjashtuar njeri teksa përmendi dhe qëndrimin e Kosovës. Sipas kryeministrit, Kosova nuk duhet të varet nga teoritë e konspiracionit për Ballkanin e Hapur, por duhet ta shfrytëzojë atë për veten e saj. “Kancelarja me të drejtë i mëshon nevojës që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal, procesi i dakordësimit mes 6 vendeve është i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën se shpesh një vend apo një tjetër bëhen shkak që një vend të ngecë. Prandaj Ballkani i Hapur është krijuar jo për t’u përjashtuar njeri, por të mos u varur nga veto e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për vetën e vet, por rrit teoritë e konspiracionit për Open Ballkan. Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit. Është mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush thotë të kundërtën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Ajo që kemi diskutuar është se teoritë e konspiracionit janë të hedhura këtu nga BE për të mos na futur në BE, janë dokrra”, tha Rama. Po ashtu kryeministri foli edhe për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk ka pse të ngelet peng i nacionalizmave brenda Bashkimit Europian. “Është thënë gjithnjë se Procesi i integrimit thuhet se do të zbuste dhe do të neutralizonte nacionalizmat në Ballkan dhe kjo është e vërtetë, por ne sot jemi peng të nacionalizimit brenda Bashkimit Europian. Shumë qeveri ndikohen nga ekstremet e djathta në vendet e tyre. Unë mendoj se kancelarja gjermane asnjëherë nuk e ka lidhur integrimin e rajonit me politikën e brendshme. Nuk mund të them të njëjtën gjë për vendet e tjera”, u shpreh Rama.

Reagon Albin Kurti

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelaren Merkel, ka reaguar sa i përket Ballkanit të Hapur si dhe komenteve të kryeministrit Edi Rama. I pyetur mbi këto komentet, Kurti u shpreh se nuk ia ka idenë se për çfarë konspiracionesh e kishte fjalën Rama. “Unë nuk e di për çfarë teorie konspirative është fjala këtu. A e keni pyetur për cilën teori është fjala? Nuk e di për çfarë teorie konspirative është. Unë po u them qëndrimin tim”, deklaroi Kurti. Po ashtu lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur, Kurti e deklaroi shkurt se ajo nuk do të jetë pjesë e kësaj nisme. “U konfirmua se procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe i thellë që të mos ketë nevojë për variantet e tjera alternative”, tha Kurti.

Më të lexuarat