
Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Mars 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka tentuar të shfarrosë opozitën duke marrë peng ish-kryetarin Lulzim Bashën dhe kryetarin aktual të komanduar, Enkelejd Alibeajn. Nga Kamza ku ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, deputeti demokrat tha se Rama i mban pengje Alibeajn dhe Bashën.
Noka i është kthyer ashpër edhe kryebashkiakut aktual të Kamzës, Rakip Sulit duke u shprehur se ai nuk ka marrë mbështetje as 6% të qytetarëve të këtij qyteti. Sipas Nokës, Rakip Suli është i denjë vetëm për Akademinë e Barinjve.
Flamur Noka: Ky takim sot tregon se po afron dita kur të gjithë sëbashku ta nxjerrim Kamzën nga bataku ku e ka futur Rilindja, ta nxjerrim nga rreziku ku e ka futur regjimi më i rrezikshëm dhe gjakpirës. Ne jemi këtu për t’i dhënë çdo qytetari të Kamzës, çdo të riu se këtu do të ndërtojmë të ardhmen. Sot ne në këtë takim jemi për të thënë se qyteti që Sali Berisha dhe qeverisja e PD-së ngriti, ndërtoi dhe zhvilloi, sot po lëngon sepse ka një regjim që ka bërë gjithçka kundër tij. Ka një regjim që për 10 vjet shfryn duf kundër banorëve të tij, sepse kurrë ata nuk e pranuan të keqen.
Pjesëmarrja sot tregon se shqiptarët janë të vendosur bashkë për të fituar dhe për të ndryshuar këtë vend. Kamza është shumë afër Tiranës, gati janë një qytet. Por të rinjve të Kamzës, banorëve nuk u mjafton as Kamza dhe Tirana, pasi ato nën qeverisjen e Edi Ramës dhe Kipes, nuk u japin shpresë dhe garanci.
Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një qeveri që i ka të gjitha, që ka pushtetin ekzekutiv, legjislativ, që ka të gjithë pushtetin lokal të ketë dështuar në krijimin e të mirave dhe mirëqënies për një popull. Është vetëm kjo qeveri, kjo është babëzi. Është hajdutëri. S’ka ndodhur asnjëherë që të ketë pasur një pushtet të zhytur në kaq afera sa qeveria e Edi Ramës. Sikur të mos mjaftonte pushteti, Rama nuk ndalet, ai po bën gjithçka për të asgjësuar opozitën e vendit, PD-në me bravë dhe Alibashën.
Bravën e ke peng të 700 mijë dollarëve për lobing. Ti mund të mbash peng Alibashën sepse e ke peng të vëllait të tij të dënuar për krime. E mban peng se i ke marrë peng të shoqen në Gjykatë Kushtetuese. E ke marrë peng me paratë e pista të Kapllan-pallatit. Jemi këtu në emër të demokratëve se pengmarrja jote ka marrë fund me këtë mafiozin e vogël këtu, me kryebariun. Situata kërkon guxim dhe banorët kanë treguar se e kanë këtë guxim. S’mund të pranojnë nëpërkëmbje. Është dhimbje të shohësh Kamzën të shpopullohet. Kanë humbur besimin tek shteti, bashkitë drejtohen nga individë të tillë si ky Rakipi që është i denjë vetëm për akademinë e barinjve.
U emërua kryetar Bashkie dhe kurrë nuk u zgjodh. Mendon se me 6% që mori, do u imponohet. PD dhe opozita, sot nuk mund ta lënë më Kamzën dhe gjithë bashkitë e Shqipërisë në duart e këtyre gjakpirësve. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” s’mund të pranojnë Rakip Sulin dhe Ramën që t’i nëpërëkëmbin. Edi Rama tentoi të vendosë Kamzën në bishtin e qeverisjes së tij. Kamza do e vendosë Rakipin në bishtin e koshit të mbeturinave të qeverisë tënde. Kamza ka zgjedhur Arjan Hoxhën, njeriun që punoi me përkushtim.
Më të lexuarat


Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Deklarata e fortë e Berishës: SPAK të arrestojë ministren e Ramës

“Paaftësi e Ministrisë së Financave”/ Shtyrja e rritjes së pagës për administratën, deputetja e PD-së shpërthen ndaj qeverisë: Arrogancë, nxjerrin justifikime naive

Sali Berisha zbardh marrëveshjen për bashkëqeverisjen PD-PS dhe rrëfen si refuzoi këtë pakt duke dalë kundër SHBA, zbulohen pazaret e tij me Ramën, ja çfarë ndodhi në takimin me këshilltarin izraelit të Bashës në 2021

Edi Rama nga sovranist anti-amerikan deklaron se sovranizmi përballë SHBA nuk ka vlerë, ndryshim 180 gradë pas ultimatumit të Escobar dhe çështjes penale “McGonigal” që po zien në Uashington

Ish-ministri i Ilir Metës shpërthen kundër Sali Berishës, thirrje të largohet nga kreu i “Foltores” dhe të krijojë parti të re

“Mos u merrni me bluzat e mia”/ Basha më i vendosur se kurrë: Ja si të çlirojmë sistemin politik

Fillon “lufta” brenda llojit në “Foltore”, “foleja e dhelprave” nis kacafytjet për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ervin Salianji kërkon “kokën” e Flamur Nokës

“Dëshpëruese humbja në bastionet tona”/ Ringritja pas zgjedhjeve, Tabaku zbulon planet e PD-së: Ja si mund ta transformojë vendin
