Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama merr pjesë nesër në Shengenin Ballkanik, Mustafaj: Nisma nuk mund të bëhet pa Kosovën!

Postuar: 08/11/2019 - 21:19

I pranishëm në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka deklaruar se nuk mund të ketë Shengen pa Kosovën

Mustafaj theksoi se nisma është e parealizueshme pasi nuk mund të bëhet Shengeni mes Shqipërisë e Serbisë kur në mes është Kosova.

Pjesë nga biseda në studio

Gazetarja: Kryeministri Rama do të jetë nesër në Samitin e Ohrit për Minishengenin ballkanik. Ka patur shumë debate për përjashtimin e Kosovës dhe të Bosnie-Hercegovinës nga kjo nismë rajonale. Ju si e keni përcjellë këtë? Keni deklaruar që është një nismë e parealizueshme.

Besnik Mustafaj: Absolutisht e parealizueshme, sidomos në afatet që këta kanë caktuar, viti 2021, që është pas një viti. Përtej faktit që është e parealizueshme sepse s'ka filluar akoma puna dhe kërkon volum të madh pune. Shengeni ka katër liritë themelore, prandaj i referohen sepse supozohet realizimi i katër lirive themelore. Po të shprehemi me terma konkretë, do të thotë që porti i Durrës, i Shëngjinit i Sarandës apo i Vlorës është kufi deri në Sarajevë apo Serbi e të gjitha këto. Kjo do të thotë se sistemi i policive kufitare duhet të jetë aq i integruar dhe aq koperativ sa c'është midis policisë italiane, portugeze dhe policisë spanjolle, pa thënë franceze apo gjermane. Ne kemi dy vende që nuk e kanë njohur Kosovën që është Bosnia dhe Serbia. Nuk mund të ketë Shengen pa Kosovën, përtej indiferencës dhe një lloj sjellje të pakuptueshme që kryeministri lidhur me vendin e Kosovës në këtë hapësirë.

Gazetarja: Do të ndryshojë me ardhjen e Kurtit kryeministër?

Besnik Mustafaj: Nuk është problemi tek Kosova këtu. Si mund të jetë minishengen Shqipëria me Serbinë kur në mes është Kosova? Do kalojnë përmes Kosovës njerëzit, mallrat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 13:10

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër me një postim në Facebook pas thashethemeve se Presidenti Meta po kërcënon politikën shqiptare me nxjerrjen e një video erotike ku është përfshirë një zv.minist

Postuar: 22/11/2019 - 12:50

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka mbledhur bashkë më një takim përfaqësuesit

Postuar: 22/11/2019 - 11:43

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli duke folur në Komisionin e Hetimor për Metën, në m

Postuar: 22/11/2019 - 11:35

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke folur edhe për jetën e saj private është shprehur se

Postuar: 22/11/2019 - 11:27

Besnik Muçi edhe pse u shkarkua dje nga KPA që në mëngjes ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese me pr

Postuar: 22/11/2019 - 11:26

Kryetari i Parlamentit, Konstantinos Tasoulas, gjatë takimit të tij me një delegacion të Unionit

Postuar: 22/11/2019 - 11:16

Presidenti Ilir Meta lë të kuptuar se shumë shpejt mund të kërkojë referendum popullor për ndrysh