BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rama mesazh Bashës të largojë LSI: Është shëmbëlltyrë e degradimit, Meta synon sherr për të bllokuar zgjedhjet, demokratët të bëjnë kujdes

Rama mesazh Bashës të largojë LSI: Është

Kryeministri Edi Rama duket se i ka çuar një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha dhe militantëve të Partisë Demokratike që të spostojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dje u rrëzua dekreti për Kodin Zgjedhor dhe kryeministri Edi Rama nuk kurseu akuzat ndaj presidentit. Ai ua bëri të qartë demokratëve se LSI është një parti që kërkon të ndajë vetëm pushtetin dhe se do të kenë peshqesh edhe Ilir Metën. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se Meta e ka dërguar çështjen e Kodit Zgjedhor në Komisionin e Venecias, pasi sipas tij ai kërkon të hedhë në erë zgjedhjet. Shefi i qeverisë shtoi se rrëzimi i dekretit është një shpëtim për demokratët, që sipas tij mos të kenë peshqesh as Metën dhe as Kryemadhin. “Ilir Meta kërkon të na thotë jo vetëm që ndodh, por që kjo është gjëja e duhur. Tek kjo shfaqje e një shkarjeje ledhi të rëndë, unë shoh arsyen pse vjen këtu refuzimi për ligjin zgjedhor, për zgjedhjet që bëhen në prill të vitit të ardhshëm, jo në prill të pas 3 viteve. Natyrisht që, nëse do t’i besonim Monikës, me ligjin që ne sot rikonfirmojmë, LSI merr 100 mandate, ndërsa, po të mos e rikonfirmojmë këtë ligj, merr 80. Kuptohet, bashkë me Lulin, se dhe ky është problem më vete. Sepse ligji që ne kalojmë, e bën të qartë për njerëzit se ku të votojnë, për kë të votojnë dhe se ku përfundon vota e tyre. Mirëpo, deri më sot, vota ka qenë voto Lulin, por e ke si ato mbrokllat Kinder; hap çokollatën të del Ilir Meta brenda edhe Monika bashkë”, tha Rama.

LSI shëmbëlltyrë degradimi

Për kryeministrin Rama, LSI është një shëmbëlltyrë degradimi, duke shtuar se Meta po synon të nxisë sherr për të bllokuar zgjedhjet dhe për llogari të partisë së tij. “Ndërkohë që në fakt e vetmja gjë që ne po kërkojmë të themi është që të mos i ngacmojë, t’i lerë të qetë, t’i nderojë, t’i respektojë e mbi të gjitha t’i shprehi nderimin dhe respektin duke u sjellë si President i Republikës, jo si shefi i Monikës dhe i partisë së Monikës, por si President i Republikës e kërkon tani të fusë një sherr të madh për llogari të asaj partie që është shëmbëlltyra e degradimit të të gjithë këtyre viteve pasi ka bredhur lule më lule. Tani e ka gjetur lulen edhe me emrin e duhur dhe kërkon të na fusi të gjithëve në një ferr. Nuk ka për të ndodhur sepse ne do t’i qëndrojmë të gjitha detyrimeve tona, jo vetëm në raport me Komisionin Europian se tani flet Ilir Meta në emër të Europës”, tha Rama.

Ja thirrja e Ramës për demokratët

Por kryeministri kishte edhe një thirrje për të gjithë demokratët. Sipas shefit të qeverisë, kushdo që mendon se vota do të shkojë për PD në 25 prill të mos harrojë që kjo votë do të shkojë edhe për LSI. “Më vjen keq, por nuk di se si mund të trajtohet ndryshe kjo situatë, sa e qartë aq dhe e qesharakëzuar nga Ilir Meta. Kam vetëm një detyrim ndaj demokratëve, ndaj votuesve zgjedhësve demokratë. Ndaj atyre që kanë arsyet e tyre, nuk i hyj fare diskutimit që as mos ta konsiderojnë fare të votojnë për mua dhe për PS-në. Imagjinoni çfarë ju pret o demokratë, vetëm imagjinojeni për një moment. Do shkoni në zgjedhje si tek Vehbiu dhe te Sudja, jep 1 merr 2. Do jepni votën për Lulin dhe do keni mbrapsht edhe 2 të tjerë se aritmetika e Lulit është “1 dhe 1 bëjnë 3”. Pra është Luli, është Iliri është dhe Monika. Se Saliu është tek ajo kërraba e njëshit, që është Luli vetë. Luli është tek këmba e njëshit”, tha Rama.

Më të lexuarat