BREAKING NEWS

“Dy plumba në gjoks, një në kokë”, del autopsia e gruas shtatzënë që u vra nga burri para maternitetit

“Dy plumba në gjoks, një në kokë”, del autopsia
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së dhe Ballkani Perëndimor, Vuçiç merr vendimin e fundit drastik: Askush në Tiranë!

Samiti i BE-së dhe Ballkani Perëndimor, Vuçiç merr
x
BREAKING NEWS

Samiti i 6 dhjetorit/ Berisha hedh akuza të rënda ndaj Ramës: Është përfaqësuesi më i zi i mafies shqiptare, do u tregojmë liderëve europianë se...

Samiti i 6 dhjetorit/ Berisha hedh akuza të rënda ndaj Ramës:
x
BREAKING NEWS

Rrëqeth dëshmitarja e viktimës 35-vjeçare: Doli nga spitali për të blerë bukë dhe...

Rrëqeth dëshmitarja e viktimës 35-vjeçare: Doli nga
x
BREAKING NEWS

Policia aksion ‘blic’ në Librazhd, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme droge gati për shitje, zbardhen detajet e fundit nga operacioni

Policia aksion ‘blic’ në Librazhd, sekuestrohet një sasi e
x
BREAKING NEWS

A mund të shpëtohej foshnja e 35-vjeçares që u vra para maternitetit? Gjinekologu zbulon të vërtetën

A mund të shpëtohej foshnja e 35-vjeçares që u vra para
x
BREAKING NEWS

PD vijon të jetë e përçarë, Alibeaj ‘shuplakë’ Berishës, ja çfarë thotë për protestën e 6 dhjetorit

PD vijon të jetë e përçarë, Alibeaj
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x

Politike

Rama mesazh BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe, ua bën të qartë se “Amnistia Fiskale” do bëhet dhe iu kërkon të mos fusin hundët në punët e brendshme, Shqipëria hap dyert për rusët që “arratisen”

Rama mesazh BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe, ua bën të

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë BE dhe Britanisë së Madhe lidhur me amnistinë fiskale. BE dhe Mbretëria e Bashkuar janë dy shtete që kanë shprehur hapur kundërshtimin ndaj nismës për amnistinë fiskale, ndërsa Rama ua bën të qartë se amnistia fiskale do bëhet dhe iu kërkon të mos fusin hundët në punët e brendshme të vendit.“Po ju me kë jeni me shqiptarët apo përrallat. Hallin e kujt qani s’e nuk e kuptova. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve. Nëse ky do të jetë kundër apo të ai kundër. Janë të folura në hava. Ne jemi në diskutim dhe do mundohemi të krijojmë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse do jemi dakord shumë mirë. Nëse nuk do të jemi dakord 100 % s’ka problem. Jemi këtu për të bërë detyrat karshi shqiptarëve. Natyrisht pa i shkelur asnjëherë normat dhe asnjëherë parimet që kanë lidhje me legjislacionet e BE-në. Amnistinë fiskale e kemi studiuar nga të gjitha vendet e BE-së, nuk e kemi gjetur në Australi apo Amerikën Latine”, tha ai. Rama  deklaroi se nuk po bëhet një shpikje. Ai tha se këtu bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza.“Nuk po bëjmë një shpikje e nuk duam të bëjmë diçka që i shkon në ndesh kornizës që ka të bëjë me parimet e normat. Sa i takon parasë së zezë. Këtu bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza. Për punët e zeza ligji është shumë i qartë. Pak më shumë vetëdije se ky nuk është një ligj për mua e as politikanët, as gjykatësit, prokurorët, policët apo ata që kanë pasur funksione drejtuese në administratë. Ky është një ligj për ata që kanë lënë vite të tëra rrugëve për të kursyer para. Çfarë keni ju me këtë? Qani hallin tim si do ia bëj unë?! Kjo është gjëja më pak e rëndësishme. Unë nuk jam këtu për qëllime personale apo punët e mija, pavarësisht se ju mund të tregoni përrallë. Ju qani hallin sa do mërzitet BE e SHBA. Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull.  Ne duhet të bëjmë punët në rregull duke bashkëpunuar me ta”, tha ai.

Rama i hap dyert e vendit rusëve që “arratisen” nga regjimi i Putin

Në daljen për mediat nga kryeministria pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama është pyetur për luftën në Ukrainë dhe “arratisjen” e mijëra rusëve nga Rusia pas urdhrit për mobilizim të pjesshëm ushtarak nga Vladimitr Putin. Teksa shifra e të larguarve nga Rusia ka kaluar 100 mijë vetëm në Kazakistan dhe Gjeorgji dhe numri pritet të rritet pas frikës nga rekrutimi për në front, Gjermani ishte vendi i parë që i hapi dyert atyre, duke iu premtuar mbështetje dhe kujdes. Por, edhe Rama duket se është pro hapjes së dyerve për “miqtë” nga Rusia që mund të vijnë pas braktisjes së vendit në shenjë revolte ndaj Putin, pasi iu përgjigj gazetarëve duke thënë janë të mirëpritur në Shqipëri.“Janë të mirëseardhur në Shqipëri”, tha ai.

Më të lexuarat