Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama-Meta vendosin sot për fatin e koalicionit, gati firmosja e marrëveshjes së re, ja detajet e takimit mes dy krerëve politikë

Postuar: 15/04/2017 - 08:26

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të faktojnë sot rinovimin e bashkëpunimit. Dy liderët e mazhorancës qeverisëse, Rama-Meta, do të vendosin sot zyrtarisht vijimin e bashkëpunimit PS-LSI, edhe për një mandat tjetër katër vjeçar. Dyshja Rama-Meta pritet të takohen sot te Hotel Tirana, për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për një mandat tjetër. Rama dhe Meta, do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, që me shumë gjasa mund të jenë kryebashkiaku Erion Veliaj, krahu i djathtë dhe i besuari i kryeministrit, si dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. PS-LSI duket se kanë lënë mënjanë divergjencat mes tyre, për t’i dhënë edhe një shans tjetër bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Dihet se në dy vitet e fundit, marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës kanë qenë të ndera, por tashmë ujërat janë qetësuar për hir të një marrëveshjeje të re bashkëpunimi. Madje, vetë kreu i LSI, Ilir Meta, e konfirmoi edhe dje se aleanca e madhe PS-LSI do të korrë fitore më 18 qershor. Ndërsa kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se është i gatshëm të vijojë bashkëpunimin me LSI, dhe me çdo forcë tjetër politike të koalicionit qeverisës. Edhe në takimet e fundit që dyshja Rama-Meta kanë zhvilluar, edhe pse nuk janë prononcuar për mediat, është kuptuar qartë në fytyrat e tyre të qeshura, se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë. Pavarësisht së fundmi për mosdakordësinë për qeverinë teknike, ku kreu i Kuvendit ishte i gatshëm ta ftonte opozitën në qeveri ndërsa kryeministri e kundërshtoi me forcë, dyshja Rama-Meta duket se nuk do të lejojnë asnjë çështje apo problematikë për të çuar në prishjen e koalicionit. Edhe gjatë ditës së djeshme nuk munguan replikat mes deputetëve të të dy krahëve, si Luan Rama me Pjerin Ndreun. Sidoqoftë, Rama dhe Meta e kanë vendosur se do të shkojnë së bashku në zgjedhje. Këto përplasje duket se nuk do të kenë aq forcë për të ndarë PS dhe LSI. Nuk dihet me saktësi se çfarë do të përmbajë marrëveshja e re e bashkëpunimit. Gjithsesi është e sigurt se pas 18 qershorit, LSI do të marrë më shumë poste, por kjo do të varet edhe nga votat që do të marrë. Sepse, një nga arsyet e përplasjes mes PS dhe LSI në dy vitet e fundit, ka qenë pikërisht kërkesat e saj për poste.

Çështja e presidentit dhe kriza politike

Marrëveshje e re PS-LSI, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje, si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit. Rama dhe Meta kanë nisur negociatat mes tyre, por deri më tani nuk ka një emër të bërë publik, megjithëse burimet konfirmojnë se me shumë gjasa kreu i ri i shtetit do të jetë Ilir Meta. Nga këto negociata është përjashtuar PDIU, megjithëse do të jetë pjesë e mazhorancës së re qeverisëse. Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën. Rama dhe Meta do të gjejnë edhe mënyrën për të thirrur opozitën në këtë proces, por edhe në procesin për zgjedhjet parlamentare, si një detyrim që ka ndaj elektoratit të saj.

 

 

Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Postuar: 26/06/2019 - 14:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v

Postuar: 26/06/2019 - 14:16

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ard

Postuar: 26/06/2019 - 14:01

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet pë