BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Politike

Rama në Athinë, darkë pune me kryeministrin Mitsotakis, mediat greke hedhin dritë mbi zhvillimet që priten: Do hidhen ‘themelet’ për marrëveshjen e detit

Rama në Athinë, darkë pune me kryeministrin Mitsotakis, mediat

Zbardhet axhenda e plotë e kryeministrit, Edi Rama, teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë, ku do të takohet në një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis.

Media greke shkruajnë se në tryezë do të diskutohen të gjitha çështjet mbetura pezull, dhe pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit.

Ndërkohë, ditën e nesërme Rama do të marrë pjesë në 09:00 në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia.

Në të njëjtin panel do të ndodhen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, e cila ishte dhe një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009, sot deputete e partisë qeverisëse, Dora Bakojani dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.

Më të lexuarat