BREAKING NEWS

Koronavirusi/ Italia bën lëvizjen e papritur, pse do mblidhen ministrat e Shëndetësisë të vendeve fqinje?

Koronavirusi/ Italia bën lëvizjen e papritur, pse do mblidhen
x

Politike

Rama në Gjermani për Konferencën e Donatorëve, takon kryeministrin e Kanadasë, zbardhet axhenda e diskutimeve

Rama në Gjermani për Konferencën e Donatorëve, takon

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po kryen disa takime në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahen ditën e hënë, me qëllim ardhjen në ndihmë të Shqipërisë për procesin e integrimit. Takimi më i rëndësishëm i kryeministrit Rama ka qenë më kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, takim ky që u mbajt në Mynih. Me kryeministrin kanadez, Rama bisedoi për rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve, ku Kanadaja ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. “Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre”, është shprehur Rama. Ndërsa kryeministri kanadez Trudeau theksoi se Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit që do të mbahet të hënën. Ai theksoi edhe bashkëpunimin që kanë dy vendet me njëra tjetrën. “Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit, në shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision “Enhanced Forward Presence” dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë me ju, ndërsa ecim përpara”, është shprehur kryeministri kanadez. Po ashtu kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar Konferencën e Sigurisë në Mynih për të siguruar sa më shumë mbështetje për Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel. Pas homologëve të Kuvajtit dhe të Kanadasë, Rama ka takuar edhe kryeministrin gjeorgjian, Giorgi Gakharia. Sakaq është zbardhur edhe axhenda. Konferenca do të hapet nga Presidentja e Komisionit të Evropës, Ursula Von der Leyen, sëbashku me kryeministrin Edi Rama, dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, në orën 14:30. Do të ketë një prezantim nga komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenari, për reagimin fillestar të emergjencës dhe për vlerësimin e nevojave pas tërmetit. Sakaq në orën 16:30 do të nisë seanca e donatorëve, e cila do të hapet dhe do të mbyllet nga komisioneri Olivér Várhelyi. Ndërsa në orën 18:45, pritet të ketë një konferencë nga presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama.