
Zbardhet vendimi që mori Gjykata e Apelit ndaj Ervin Salianjit

Boris Johnson plas bombën: Putin më kërcënoi me një sulm raketor para se të pushtonte Ukrainën

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Rama në Vjenë: Të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit rajonal, jemi në gjendje të tejkalojmë problemet

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2018

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë, Austri, ku dje në mëngjes mori pjesë në takimin e organizuar nga Kancelari austriak Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe të Komisionerit europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn. Kryeministri u shpreh se Shqipëria është e përkushtuar për të thelluar akoma dhe më tej bashkëpunimin në rajon.
“Më duhet të falënderoj Kancelarin që na priti këtu dhe duhet të them që për vendet e Ballkanit Perëndimor vizita në Austri duket gjithmonë si të jesh në shtëpi. Kjo është qartësisht një ditë shumë e bukur për të gjithë ne. Nuk dua të zgjatem, sepse e di që Kancelari ka gjëra më të mira për të bërë se sa të dëgjojë përsëri të gjithë fjalimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor pasi qëndroi një orë e gjysmë me të gjithë ne, por dua të them thjesht dy gjëra. E para, që jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikëqyrëse të Komisonerit Hahn dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpunimit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të tejkalojmë problemet dhe do t’i japim qytetarëve tanë atë që meritojnë”, tha Rama.
Më tej ai deklaroi se është mirënjohës ndaj Kancelarit Kurz për qasjen e tij të qartë në lidhje me perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Ndërsa komisioneri Hahn kërkoi që të thellohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit në sektorë specifikë. Ai përmendi energjinë si një sektor ku ka nevojë për koordinim. “Siç e dini, zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prej përparësive kyçe të presidencës austriake dhe pikë së pari jemi shumë të lumtur që kemi zgjedhur këtë si përparësi dhe e dyta, jo vetëm që e kemi zgjedhur, por që kemi bërë hapa konkretë në këtë drejtim dhe takimi i sotëm është një provë i këtij angazhimi të fortë. Një prej tematikave të sotme ishte puna për krijimin e një zone ekonomike rajonale, si parakusht për integrimin e mëtejshëm në tregun e përbashkët europian. Për këtë është e rëndësishme të rrëzohen barrierat, qofshin formale apo informale, por edhe të prezantojmë elemente të reja”, tha komisioneri.
Më të lexuarat


Balla: Halli i Saliut është drejtësia, më 14 Maj do u japim goditje përfundimtare Berishës dhe Metës

Këlliçi sulmon Veliajn: Edhe të majtët thonë se ai është më i keq se Rama

Hetimi i çështjeve të “nxehta” nga SPAK, Spahiu: I pari politikan që do të arrestohet është Berisha

Rakip Suli sfidon Berishën: Hajde kandido përballë meje ta shikosh çfarë rezultati poshtërues do marrësh

Rritja e çmimeve të apartamenteve, Veliaj: Është me e ulët se në vendet e BE, transformimi dhe urbanizimi i Tiranës është në përputhje me planin urbanistik

"Dashuria jonë buron nga mandatet", Monika Kryemadhi premtim Ilir Metës: Do të jem qëndrestare deri në fund

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

“Mazhoranca të mos merret me opozitën ‘Netflix’”, Bushati 'rrëfen' mbi çështjen “McGonigal”: Duhet të jemi në një zë me SHBA-në

Pjesë e skandalit McGonigal, Miliam Zeka zbulon arsyen e “fortë”: Ja pse amerikanët nuk e hetojnë Ramën
