BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

Rama nesër në Gjirokastër, Kryemadhi hedh akuzën e fortë: ‘Lartmadhnia’ ka marrë me firma të gjithë…

Rama nesër në Gjirokastër, Kryemadhi hedh akuzën e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka mbledhur me firma prezencën e administratës së Gjirokastrës nesër në mitingun e PS-së.

Gjatë një aktiviteti politik, Kryemadhi është shprehur se edhe vetë kreu i shtetit e ka kuptuar se është në ikje. 

“Tek vinim tani rrugës më thotë Vangjeli që nesër lartmadhnia paska takimin në orën 4 mbasdite dhe ka marrë të gjithë administratën me firma për të qenë prezent. Ai nuk është as lartmadhni, as poshtëmadhni. Ai është një në ikje, i cili shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë,”-tha Kryemadhi.