Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama ngushëllon Kryeministrin francez në emër të shqiptarëve: Po e përjetojmë me dhimbje dhe me revoltë të patregueshme ndodhinë e sotme

Rama ngushëllon Kryeministrin francez në emër të shqiptarëve: Po e përjetojmë me dhimbje dhe me revoltë të patregueshme ndodhinë e sotme

Postuar: 07/01/2015 - 21:14

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër ngushëllimi Kryeministrit francez, Manuel Valls. Ai ka ngushëlluar Kryeministrin Valls në emër të shqiptarëve, duke theksuar se po e përjetojmë me dhimbje dhe me revoltë të patregueshme ndodhinë e sotme, në zemër të qytetërimit evropian. Më poshtë po japim letrën e plotë të Kryeministrit Rama drejtuar homologut të tij në Francë, Manuel Volls.
 
Letra e plotë e Kryeministrit Edi Rama
 
Fort i dashur Manuel Valls, 
 
Shqiptarët po e përjetojnë me dhimbje dhe me revoltë të patregueshme ndodhinë e sotme në zemrën e qytetërimit evropian të lirive e të drejtave të njeriut. Jam i bindur se megjithatë, askush nuk mund ta përjetojë dhimbjen për plagën e hapur sot siç e përjetojnë vetë francezët, prandaj lejomëni, i nderuar Kryeministër, t'iu shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të ndjerë të Shqipërisë ndaj Francës. 
 
Kjo është një plagë e hapur barbarisht për të tmerruar Francën, Evropën, popujt e lirë të botës sonë demokratike dhe për të na imponuar braktisjen e pamundur të vlerave të kësaj bote, që Franca aq solemnisht i mishëron.
 
Por jam i sigurt se goditja barbare e një monumenti të gjallë të moralit të lirisë si "Charlie Hebdo" dhe marrja e jetëve të pafajshme të gazetarëve të talentuar të një gazete të mirënjohur franceze, do rrisë vetëdijen e të gjithë popujve tanë për pasurinë e jashtëzakonshme njerëzore që qytetërimi ynë përfaqëson. Do të rrisë frymën e lirisë e të vëllazërimit mes të gjithë popujve të botës demokratike. Do të rrisë përpjekjen e përbashkët dhe pa asnjë iluzion të të gjithëve në kuadër errësire terroriste, në këtë përballje të egër ku edhe Shqipëria e vëllazërisë fetare dhe e përkatësisë pa asnjë ekuivok në krahun e duhur të historisë, do të vazhdojë të luajë vendosmërisht rolin e saj.
 
Duke Ju uruar që të gjeni forcën e jashtëzakonshme për ta përballuar sfidën kolosale, ku e sotmja e ka vënë Francën dhe Ju personalisht si kreu i qeverisë së saj, lejomëni Zoti Kryeministër, që bashkë me ngushëllimet e mia, t'iu përcjell edhe ndjenjën e miqësisë më të sinqertë.
 
I juaji gjithmonë
Edi Rama
 
Z. Manual VALLS
Kryeministër i Republikës Franceze
PARIS
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G