BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Politike

Rama nis konsultimet për portin e Porto Romanos: Po paragjykohemi mbi përpjekjet tona për të zgjeruar ekonominë

Rama nis konsultimet për portin e Porto Romanos: Po paragjykohemi mbi

Qeveria ka nisur konsultimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Porti aktual i Durrësit do të dalë jashtë funksionit për shkak të kontratës me arabët dhe qeveria ka bërë në plan që poeti tregtar të jetë në Porto Romano. Kryeministri i vendit tonë Edi Rama ka mbledhur ditën e djeshme në një takim bizneset e huaja dhe gjatë fjalës së tij para tyre, ai u shpreh se ky projekt është keqkuptuar. Ai tha se i gjithë ky është një proces i shtrirë në kohë dhe se vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë aspak bujarë me ne. “Është fjala për të hapur ekonominë tonë dhe ata që duan të përfshihen në zhvillimet tona ekonomike t’i gëzojnë këto mundësi. Në provën e fakteve do të mund ta shikoni ne vetë të parë se pse i quaj paragjykime dhe jo perceptime të bazuara në realitetin e përpjekjes për procese transparente dhe me integritet dhe që në fund shpërblejnë ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja të jenë me kaq shumë zë. Natyrisht që për ne si vend i gjithë ky është një proces i shtrirë në kohë, vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë aspak bujarë me ne, dhe tre dekada të rrugëtimit tonë në përpjekje për ndërtimin e një Shqipërie moderne dhe ekonomi të hapur dhe konkurruese, mund të konsiderohet shumë por edhe shumë pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës. Eksperienca kaq shumë e nevojshme nuk është në anën tonë, i jep referuar ekselencave ndërkombëtare, dhe në këtë rast siç është kompania në fjalë që po punon me kapacitet dhe talent për t’u admiruar. Të jemi të qartë, nuk po punojnë falas, sikundër e dini që holandezët janë sa të zotë aq edhe të shtrenjtë dhe nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë tregtues, por në fund të ditës e meritojnë atë që marrin”, deklaroi Rama.

Më të lexuarat