Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama nis lëvizjet për pakt të dytë me Bashën, letër kreut të PD për t’u ulur në tryezë, lë jashtë fallxhoren e LSI

Postuar: 23/05/2019 - 09:00

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ditën e djeshme zyrtarisht kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të ulen në tryezën e dialogut. Pas shumë deklaratave në media se është i gatshëm për dialog, i pari i qeverisë përmes një letre publike të publikuar në rrjetet sociale, i ka bërë dje ftesë kryedemokratit Basha që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Në letrën e tij drejtuar Bashës, Rama shpreh gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e diskutimeve pa kushte, ndërsa theksoi se krijimin e një tryeze dialogu e kërkojnë edhe demokratët. Madje, me dorën e shtrirë, shefi i qeverisë i bëri apel liderit të PD që të reflektojë, pasi sipas tij, shqiptarët nuk e meritojnë përkeqësimin e situatës. “Zoti kryetar, Ju drejtohem me këtë letër publike, në përpjekjen për t’i thirrur arsyes Suaj dhe për t’iu kthyer të vetmes rrugë që demokracia njeh, për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve: Dialogut! Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte dhe në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar. Shumica dërrmuese e tyre, përfshirë edhe shumicën e atyre që si zgjedhës të pakicës, s’kanë votuar e s’kanë ndërmend të votojnë ndonjëherë për mua dhe qeverinë që drejtoj, duan dialog mes nesh, e jo acarim mes shqiptarëve dhe dëmtim të Shqipërisë, për shkakun tonë. Aq më pak duan çka Ju po u ofroni sot, në një rrugë ku, të kuptohemi, nuk është fare halli im se do shkoni keq e më keq politikisht si grupim, po ku edhe ata vetë janë të humbur dhe ku askush nuk del i fituar”, deklaroi ai.

Jeta politike nuk mbaron më 30 qershor

Kryeministri Edi Rama vijoi më tej duke radhitur të gjitha vendimet e opozitës, tashmë joparlamentare, për të cilat thotë se nuk i mirëkupton, përfshi dhunën në protesta dënuar botërisht edhe nga ndërkombëtarët. Në këtë kontekst, i pari i qeverisë deklaroi se 30 qershori si një datë zgjedhjesh është e panegociueshme nga ana e tij, ndërsa për kreun demokrat e la të lirë hapësirën për të diskutuar datën. Madje, për të treguar se është i gatshëm të dialogojë me të, Rama i kujton Bashës se nuk duhet të mërzitet, pasi sipas tij, jeta politike nuk mbaron më 30 qershor. “Mungesa e plotë e mundësive të mia për të mirëkuptuar gjithë sa më lart, nuk më pengon, përkundrazi, më detyron t’ju drejtoj publikisht, këtë herë me shkrim, ftesën për t’u ulur pa humbur kohë në tryezën e dialogut. Dialogun s’mund ta pengojnë assesi, qoftë pozicioni Juaj ekstrem në lidhje me zgjedhjet vendore, qoftë pamundësia ime ekstreme në lidhje me datën kushtetuese të zgjedhjeve. Jeta politike nuk mbaron në 30 qershor dhe që të jemi të qartë mes nesh, zgjedhjet në 30 qershor Ju mund t’i vështirësoni, nëse do t’i shkoni deri në fund rrugës pa krye, ku po e udhëhiqni grupimin Tuaj politik, por s’ka asnjë shans që t’i ndaloni të zhvillohen. Por dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30”, u shpreh ai.

Rama lë jashtë fallxhoren

Por përmes kësaj letre, kryeministri Edi Rama po tregon qartë se ai kërkon të ulet në tryezë vetëm me Bashën, duke përjashtuar kështu kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, të cilën tanimë e ka “pagëzuar” me emrin fallxhore. Madje, të njëjtën taktikë Rama e përdori edhe në vitin 2017, kur bëri paktin me Bashën, ku përjashtoi LSI-në nga tryeza e dialogut. Ndërkohë që, përmes kësaj lëvizjeje, shefi i qeverisë po jep sinjale se mund të përsëritet historia, duke shkuar drejt një pakti të dytë Rama-Basha. Nga ana tjetër, shefi i mazhorancës në letrën e tij i kujtoi Bashës se nuk e mirëkupton prishjen e marrëveshjes së 17 majit 2017. “Unë sigurisht, s’kam asnjë mirëkuptim për rrugën e zgjedhur prej Jush, qysh se braktisët marrëveshjen pozitive të 17 majit 2017 dhe vendosët ta nxirrnit grupimin tuaj, plotësisht jashtë shinave të shtruara në atë marrëveshje”, nënvizoi Rama. 

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 14:00

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor.

Postuar: 17/09/2019 - 13:56

45 dosjet e para të vetingut për drejtues të Policisë së Shtetit janë drejt përfundimit për t'

Postuar: 17/09/2019 - 13:33

Ministri i Jashtëm në detyrë  Gent Cakaj në Komisionin e Integrimit është pyetur nga deputet

Postuar: 17/09/2019 - 13:23

Pas takimit me kryetaren në largim të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Lulzim Basha nuk i kur

Postuar: 17/09/2019 - 13:21

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e J

Postuar: 17/09/2019 - 13:12

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë

Postuar: 17/09/2019 - 12:53

Deputetët e Grupit Parlamentar Demokrat , Korab Lita dhe Arben Elezi kanë zhvilluar një takim me