BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe

Trazohen ujërat në politikën shqiptare. Dakordësia e 5 qershorit për reformën zgjedhore u duk sikur u dha fund mosmarrëveshjeve politike, por duket se situata është tensionuar sërish. Kryeministri Edi Rama ka vendosur dje që të dalë pro nismës së opozitës parlamentare duke pranuar hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve. Përmes një konference shtypi, shefi i qeverisë deklaroi hapur se PS do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, pavarësisht draftit të 5 qershorit. Ai u shpreh se ky draft (5 qershori) do të votohet i paprekur në datën 23 korrik, sikundër është dakordësuar. “Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që çdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe, por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t'u jap të gjithëve jo me fjalë, por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë", tha ai. Por deklarata e shefit të qeverisë duket se është një divorc përfundimtar me amerikanët. Deklarata erdhi fiks një ditë pas dy deklaratave të forta të ambasadores Yuri Kim. Të enjten mbrëma ajo u shpreh se drafti i 5 qershorit nuk duhet të shoqërohet me asgjë tjetër, pra u shpreh qartë se nuk duhen ndryshime kushtetuese. Nga ana tjetër ajo lëshoi një deklaratë shumë të fortë, pasi dha sinjale se është pro rrotacionit politik. Kim u shpreh se çdo rrotacion i shërben demokracisë. Madje edhe kreu demokrat Lulzim Basha ishte dje në të njëjtën linjë. Pra duket se me kalimin e ndryshimeve kushtetuese, shefi i qeverisë dhe amerikanët duket se do të kenë një klimë të ftohtë në marrëdhëniet mes tyre. Qëndrimi i kryeministrit për SHBA Shefi i qeverisë u pyet dhe nga gazetarët nëse hapja e listave ishte lëvizje kundër ndërkombëtarëve. Ai i qëndroi vendimi të tij se nuk do të ketë më asnjë marrëveshje me prezencë të ndërkombëtarëve. “Unë kam admirim për angazhimin dhe për këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe të gjithë miqve të tjerë qofshin në Shqipëri, Berlin apo Bruksel për të realizuar atë marrëveshje. Është hera e fundit që një marrëveshje mes forcave politike ku përfshihet partia që unë drejtoj bëhet në një ambasadë. Por ka qenë e domosdoshme dhe për këtë unë jam falënderues dhe e kuptoj atë që thotë ambasadorja amerikane. Ne atë do të bëjmë, që thotë ambasadorja, nuk do mbajmë peng marrëveshjen. Unë i kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial, por nuk mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD apo grupit që përfaqëson, që thonë kaloheni sot. Si ta kalojmë sot? Ka një procedurë, ne e kemi marrë e kemi futur në proces dhe është në procedurë”, tha Rama. Heqja e koalicioneve Kryeministri deklaroi po ashtu se me hapjen e listave do të ketë dhe heqje të koalicioneve. Sipas tij, kjo është diçka e nevojshme pasi nëse shkohet me lista të hapura dhe koalicione, asnjë fletë votimi nuk i mban dot emrat e kandidatëve. "Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, aritmetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është çështje e tyre", tha ai.

Më të lexuarat