BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Politike

Rama nxjerr planin e Ilir Metës dhe Sali Berishës: Ata nuk e kanë me mua! Kjo ishte e paimagjinueshme, por unë jam pengesa...

Rama nxjerr planin e Ilir Metës dhe Sali Berishës: Ata nuk e kanë

Kryeministri Edi Rama ka përfshirë në çështjen e bllokimit të trafikut ajror, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Nga Gjirokastra, Rama e cilëson situatën si të paimagjinueshme dhe e gjitha u bë për të marrë peng popullin duke krijuar kaos si dhe për të bllokuar vaksinat. Rama tha se Berisha dhe Meta nuk e ka sulmin personal me të, por me popullin.

“E paimagjinueshme, por shumë domethënëse, u bllokua aeroporti, me pretendimin në dukje, jemi të stresuar se kemi pagat 2400 dollarë, por me qëllimin për të marrë peng popullin, për të krijuar kaos, për të bllokuar vaksinime që të krijohet një mjegull e madhe, si mund t’i bëhet kjo vendit. Ata nuk e kanë me mua, ata e kanë me ju, me njerëzit me vendin se duan që t’i rimarrin gjërat në dorë për t’ju kontrolluar juve, unë jam pengesa mes jush dhe atyre. Unë jam pengesa që ata të bëjnë ç’të duan. Ne ata nuk i kemi përballë, por mbrapa, duke u përpjekur që të na kapin nga xhaketa që të na frenojnë na ngadalësojnë, por ne duhet të punojmë fortë se kush do ecë më parë. Por populli është më i mençur se të gjithë ne, populli është sinergjia e gjithë inteligjencën emocionale të një bashkësie dhe nuk bashkon. Ata që i thonë popullit dele, janë thjesht qenie të humbura në pyllin e injorancë, për t’u mëshiruar“, tha Rama.