Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama përplasje të forta me Topallin, kryeministri mbron formulën e pranimeve në universitete, deputetja kërkon shkarkimin e Nikollës

Postuar: 09/09/2016 - 09:07

Kryeministri Edi Rama është përplasur dje në sallën e Kuvendit me deputeten Jozefina Topalli për situatën ku ndodhen sot shumë maturantët, që nuk janë shpallur fitues për të vijuar arsimin universitar. Ish-kryetarja e parlamentit solli në parlament një fotografi nga protestat që janë zhvilluar nga gjimnazistët, duke thënë se, formula e re e pranimeve në universitete ka dëshpëruar shumë maturantë. Ajo tha se ligji që ka hartuar qeveria është tërësisht klientelistë. Ndërsa kryeministri, Edi Rama mbrojti sistemin aktual të pranimit të maturantëve në universitete. Ai tha se formula e aplikuar është më e mira, pasi u jep të drejtën maturantëve më të mirë të futen në degët që ata dëshirojnë dhe më pas vijon faza e dytë ku mund të pranohen më shumë maturantë. “Po përpiqeni të ndërtojnë sistem që nuk korruptohet. Nuk mundet dikush me mesatare më të ulët të kapërcejë dikë me mesatare më të lartë. Nëse mendon ta shërosh moralin e arsimit me imoralitetin e politikës suaj jemi shumë larg. Problemi themelor jeni ju", deklaroi Rama. Në vijim ai shtoi se aktualisht është mbyllur vetëm faza e parë dhe për 10 ditë do të sqarohet gjithçka. "Është mbyllur vetëm faza e parë. Të gjithë maturantët do të fillojnë universitetin. Ka sërish vende plot. Mund të ketë edhe defekte në sistem, por maturantët duhet të ankimojnë. I garantoj maturantët që problemi i tyre do të zgjidhet. Me vjen zor kur ju dëgjoj të flisni për ankthin e studentëve, ju që shpikët universitetin part-time. Ky sistem është transparent dhe i çliron rektorët nga barra e ndërhyrjeve. Në çdo shkollë të rinjtë futen nga merita e tyre”, tha kreu i qeverisë.

Të shkarkohet ministrja

Ndryshe nga kryeministri Rama, që e vlerësoi sistemin aktual si më të mirin, ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli tha se qeveria ka hartuar një ligj tërësisht klientelist. Ajo kërkoi largimin e ministres Nikolla, edhe pse përgjegjës direkt bëri Ramën. “Ky sot është efekti i parë i një reforme të dështuar, pasi ishte një reformë e bazuar në klientelizëm. Çfarë ndodhi me listat e tua idiote, të pashpirta?! I thatë 20 % i thatë 80 ecni, ikni në shtëpi, të ndryshojë urdhrin dhe t’u hap rrugën shumë maturantëve për të studiuar në universitet, edhe pse kanë rezultate. Kur ndonjëherë i janë drejtuar 18-vjeçarët ministrisë, kur janë rrethuar ndonjëherë maturantët me policë?!”, theksoi deputetja. Në vijim, Topalli i bëri thirrje ministres së Arsimit të ndryshojë vendim dhe t’u hap rrugën shumë maturantëve të vijojnë studimet. “Ja keni thyer zemrat njerëzve, prindërve dhe fëmijëve. Unë kam fëmijë dhe ti ke. Duhet të kishe qenë më e ndershme e ti thoje se s’kam qenë e aftë. Kam thyer urdhrin, ose duhet të jepje dorëheqje. Lindita, para se të jemi politikanë, jemi njerëz. Ndaj është më mirë që të ikësh dhe të mos mbash barrën. Ti nuk duhet të ishe këtu, por të ishe në zyrë të ndryshojë urdhrin. Shko në zyrë dhe ndrysho vendimin, shko në zyrë dhe ndrysho vendimin dhe jepni shpresë atyre fëmijëve që sot i ke thyer zemrën”, u shpreh ish-kryeparlamentarja.

Erneta Shevroja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.