BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rama: PD-LSI ta harrojnë se mund të marrin pushtet me dhunë, klithmat e Monikës për blerje votash nuk i mban dot mbi shpinë as Shpiragu

Rama: PD-LSI ta harrojnë se mund të marrin pushtet me dhunë,

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe një herë të qartë se nuk ka ndërmend të lëshojë frenat e qeverisë pavarësisht lëvizjeve të opozitës. Ditën e djeshme gjatë një takimi me banorët e Beratit në kuadër të aktivitetit “Bashkia që duam”, kreu i qeverisë u shpreh se qeveria nuk rrëzohet me dhunë, duke shtuar se PD dhe LSI shfaqen në kundërshtim me sensin logjik të jetës demokratike. Rama tha se ata kanë vendosur të braktisin detyrën dhe të dalin në protestë dhe të bëjnë thirrje për nxitjen e dhunës. “Jemi në një situatë absurde me ata që janë zgjedhur për të bërë detyrën si opozitë, që kanë braktisur detyrën dhe dalin në rrugë duke nxitur dhunë dhe duke bërë thirrje për ndryshim të qeverisë me dhunë. Këto Shqipëria i ka jetuar shumë vite më parë. Dhe menduam se nuk do ktheheshin më kurrë dhe më në fund ishte krijuar maturia për të mos bërë budallaqe të kësaj natyre. Ata të cilët përfaqësojnë PD dhe ajo partia tjetër që është simotra e njërës dhe tjetrës sipas radhës, shfaqen në kundërshtim me sensin logjik të jetës demokratike. Me metoda të tilla e vetmja gjë që nuk preket është qeveria. Përkundrazi, po të ishte për qeverinë dhe shumicën në Parlament as nuk i hynim këtij diskutimi dhe nuk do i përmendim fare. Po nga këto ngjarje preket Shqipëria në sytë e botës si një vend ku nuk duhet shkuar dhe nuk duhet investuar”, tha Rama.

Rama i prerë për zgjedhjet e parakohshme

Kreu i ekzekutivit e ripërsëriti edhe nga një herë nga Berati se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në 2021. Rama deklaroi se mundësitë për biznesin dhe turizmin po rriten, duke shtuar se detyra e qeverisë është të mbajë të gjitha premtimet e dhëna. “Po rritet mundësia për biznes, për turizëm e tregti. Këtu nuk është çështja se çfarë duam ne. Këtu është çështja se cila është detyra jonë? Detyra është t’i qëndrojmë besnikë kontratës që kemi me shumicën e shqiptarëve për të qeverisur punët e vendit deri më 2021 dhe ato teoritë se ne po djegim dhe po ikim nga stadiumi dhe ju lëmë në fushë vetëm dhe dilni të nisim ndeshjen nga e para dhe do e caktojmë ne kush hyn në fushë, janë muhabete që as në kafenenë e fshatit nuk i bëjnë muhabet burrat, se grat nuk e bëjnë muhabet fare. Unë u them të gjitha grave që i kanë burrat demokratë, mbajini nga xhaketa dhe mos i lini të ikin pas berihait se duan të ikin në Tiranë se rrinë që rrinë në kafe, dalin të shohin një herë se ç’bëhet”, tha Rama.

Kryeministri akuza Kryemadhit

Edi Rama komentoi nga Berati akuzat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me blerjen e votave. Kreu i ekzekutivit deklaroi se klithmat e Monikës nuk i mban dot as mali i Shpiragut dhe as mendja e njeriut. Rama u shpreh se Basha dhe Kryemadhi morën vendimin ekstrem për tu larguar nga Parlamenti pasi ata kanë frikë nga organet e reja të drejtësisë. Ai deklaroi se qeveria do të bashkëpunojë me qytetarët për të mirën e tyre dhe të vendit. “E bëjnë sepse ja çfarë do bëjnë në Berat ata në zgjedhje, do dorëzojnë Bashkinë e Beratit, të Kuçovës dhe Skraparit. Do i dorëzojnë paqësisht. Unë them do hyjnë në zgjedhje, por po nuk hynë nuk ka asnjë problem. Ne i kemi ndarë gjërat Luli me Monikën, Monika me Lulin, ne me njerëzit, njerëzit me ne. Përveç zgjedhjeve, ata kanë dhe hallin se po krijohen institucionet e asaj drejtësie që u munduan ta pengojnë që ditën e parë. Jemi në zemër të gjithë organizmit elektoral që lidhet me LSI. A e mban dot Shpiragu në kurriz klithëm e Monikës o Zot mbro shqiptarët nga blerja e votës. A mundet ta mbajë Shpiragu, se mendja e njeriut nuk e mban? Çfarë të bëjë Zoti? Zoti më mirë thotë s’po ndërhy se po të ndërhynte do mbronte shqiptarët nga Monika”, tha Rama.

Elisjeda Kiko

 

Më të lexuarat