BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Rama përfiton 46 mln lekë nga shitja e pikturave, Ruçi të ardhura vetëm nga paga, Avokatja e Popullit llogari me mijëra euro

Rama përfiton 46 mln lekë nga shitja e pikturave, Ruçi të

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pranë ILDKP të ardhurat e tij, ku vihet re se të ardhurat më të shumta i ka nga shitja e pikturave. Gazeta ka siguruar deklarimet e pasurisë nga politikanët për vitin 2019 dhe në deklarimin pranë ILDKP, Rama ka bërë të ditur se për vitin 2019 ka përfituar 4.633.760 lekë nga shitja e pikturave. Po ashtu 2.024.485 lekë i ka nga paga e tij si kryeministër. Sakaq bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, znj. Lindita Rama ka deklaruar pranë ILDKP se të ardhurat personale i shkojnë në 6.866.126 lekë. Sakaq gjendja e saj e pasurisë në cash është, -86.000 lekë. Në deklarimin e pasurisë së bashkëshortes së kryeministrit, vihet re dhe blerja e një toke truall, 80 m2, vlera e së cilës shkon në 3.000.000 lekë. Ndërsa të ardhurat nga paga i shkojnë në 2.380.000 lekë. Ndërkaq Lindita Rama për vitin 2019 ka siguruar të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, në shumën 1.876.793 lekë. Bashkëshortja e kryeministrit ka përfituar të ardhura edhe nga një apartament me qira, të cilat kapin shifrën e 2.717.178 lekëve. Në deklarimin e pasurisë së Lindita Ramës rezultojnë nga interesa bankare, 2.782 lekë. Sakaq Lindita Rama ka marrë një kredi, nga e cila ka shlyer 4.380 Euro, ndërsa gjendja e detyrimit për t’u paguar është 17.807 Euro. Sakaq pranë ILDKP ka deklaruar pasurinë edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Gregor Rama. Në llogarinë e tij bankare, rezultojnë 13.788 lekë, ndërsa në një tjetër llogari bankare të tij rezultojnë 42.961 euro. Sakaq djali i kryeministrit ka shitur një automjet të tipit Audi dhe ka blerë një BMW 15.000 euro. Ndërkohë të ardhurat neto pas pagimit të tatimit në burim nga shitja e veprave të artit i shkojnë në 27.150 euro, ndërsa të ardhurat nga likuidimi shkojnë në 36.481 euro. Gregor Rama ka një kontratë qeraje, ku shuma e shlyer është 360.000 lekë. Dhe po ashtu një tjetër kontratë qeraje, ku shuma e shlyer është 150.000 lekë.

Pasuria e Ruçit

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi po ashtu ka deklaruar pasurinë pranë ILDKP, dokument të cilin gazeta e ka siguruar. Sipas këtij dokumenti Ruçi ka në llogari të ardhura që i vijnë nga paga që shkojnë në 213.326 lekë. Sakaq likuiditete në cash, nga të ardhurat nga paga, shkojnë në 700.000 lekë. Ndërkohë shuma të mëdha parash vihen re tek dy fëmijët e tij. Vajza e kryetarit të Kuvendit, Ridvana Ruçi ka deklaruar se depozita në bank, ku kalojnë të ardhura nga interesat bankare, burimi i krijimit nga interesat bankare shkon në 922.351 lekë. “Llogaria rrjedhëse në bankë pakësuar në vitin 2018, -168.164 lekë. Obligacione në bankë, shtuar nga interesat për vitin 2019, 261.630 lekë. Pakësuar depozita në bankë e deklaruar më parë, -501.250 lekë. Llogaria rrjedhëse në bankë shtuar në vitin 2-19, +229.547 lekë. Të ardhura nga noteria, 31.470.946 lekë”, thuhet në dokumentin e ILDKP. Ndërkohë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Ledian Ruçi ka një pasuri prej mbi 1 milion lekësh. Nga llogaria rrjedhëse në bankë, ku derdhen të ardhurat nga qiraja, ka 24.000 euro. Nga paga ka 15.784 lekë. Sakaq të ardhurat më të mëdha i ka nga paga që merr në Albkontroll, shifër e cila arrin në 1.755.250 lekë. Ndërsa të ardhurat nga kontrata e qirasë, 24.000 euro dhe të ardhura nga një tjetër kontrata qiraje, ka 900.000 lekë.

Pasuria e Avokates së Popullit

Ndërsa në deklarimin e pasurisë së Avokates së Popullit, Erinda Ballanca ka shifra tepër të larta të pasurisë. Avokatja e Popullit zotëron një shtëpi në rezidencën Rolling Hills për të cilën deri më tani ka shlyer 110.000 Euro dhe ka për të shlyer 120.000 Euro. Sakaq të ardhura nga paga si Avokate e Popullit, Ballanca ka 3.681.418 lekë.