BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e

Partitë politike duket se kanë shtyrë për në momentin e fundit prezantimin e listës së kandidatëve për deputet sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas Kodit Zgjedhor, e hëna e 8 marsit është afati i fundit i partive për të regjistruar kandidatët për deputetë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është 6 marsi, ndërkohë që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk e kanë zbuluar ende listën e kandidatëve që do të paraqesin para qytetarëve për të kërkuar votën në 25 prill. Por ajo që bie në sy në këto zgjedhje, është fakti se PS do të paraqitet ndryshe në këto zgjedhje, pasi do të garojë me një skuadër të rinovuar pothuajse gjysmën. Burime nga Partia Socialiste i pohuan gazetës se 50% e deputetëve aktualë të PS, pritet që të përjashtohen, duke mos u kandiduar në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Kjo do të thotë se referuar numrit të mandateve të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, Partia Socialiste ka fituar plot 74 të tillë. Kështu që referuar këtyre informacioneve, ku gjysma e deputetëve aktualë rrezikojnë të mbeten jashtë listave, i bie që në total janë rreth 35 deputetë që do të përjashtohen e mos kandidohen. Madje, një sinjal të kësaj natyre e ka pohuar ditën e djeshme edhe kreu i degës së PS për Tiranën, Ervin Bushati. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat zbuloi se Partia Socialiste do të rinovohet gjysma në këto zgjedhje dhe kjo sipas tij, bëhet për efekt të legjislativit dhe ekzekutivit. “Në Tiranë ka 54% të elektoratit. Ne kemi një ekip shumë të gjerë dhe kemi një stol të parë dhe të dytë dhe ekzekutiv e legjislativ. Ka një rinovim të legjislativit. PS-ja e ka 50 me 50 rinovimin”, deklaroi ai. Pra, me rinovimin që do i bëhet skuadrës, i bie që rreth 35 deputetë të rinj do të zëvendësojnë “Gardën e Vjetër” të PS. Më tej Bushati theksoi se do të ishte precedent i gabuar, nëse rrotacioni vjen për shkak të mbajtjes së radhës dhe jo të punës. “Politika është një garë në realitet dhe nuk mund të krahasohemi me Spanjën dhe Francën, unë jam i qartë se qytetarët kanë një vendimmarrje të rëndësishme këtë herë. Ka ikur koha e Enverit kur lije qumështin në radhë dhe pret 8 vjet të gdhihesh kryeministër. Do ishte precedent i gabuar që një kryeministër të zgjidhej se mban radhën, i binte që të mos punonte, se puna është më pak e rëndësishme se rrotacioni. Rrotacioni nuk vlen kështu. Zgjidhet ai që ka punuar dhe jo ai që ka mbajtur radhën”, nënvizoi Bushati.

Zbardhen emrat e PS, PD, LSI

Por përveç faktit që Partia Socialiste në këto zgjedhje vjen me një skuadër të rinovuar edhe partitë e tjera kanë menduar që të hapin dyert për të rinjtë. Gazeta “SOT” ishte media e parë që publikoi në datën 4 shkurt një listë me emra nga radhët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që pothuajse e kanë të sigurtë kandidimin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa sot po publikon një listë edhe më të gjatë me emrat e tjerë të të gjitha partive kryesore që pritet të garojnë në zgjedhje, duke e çuar në total plot 180 kandidatë. Po kush janë 180 gladiatorët nga PD, PS LSI dhe partitë e tjera që do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit? Kështu sipas përllogaritjeve, kryedemokrati Lulzim Basha do të paraqitet para qytetarëve të Qarkut të Tiranës me një listë, e cila prihet nga vetë lideri demokrat, ndërsa pjesa më e madhe është e mbushur me 12 drejtuesit politikë si ish-deputetët Jorida Tabaku, Grida Duma, Albana Vokshi, Agron Shehaj apo edhe aleatët e tij tradicionalë, kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i PR, Fatmir Mediu. Po ashtu edhe pse Basha nuk është prononcuar ende, në listën ftuese të Tiranës pritet të vendoset edhe ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe disa prurje të reja që duhet theksuar se janë edhe të pozicionuar afër Bashës, si kreu i FRPD, Belind Këlliçi; eksperti i Ekonomisë, Dorian Teliti; zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa; futbollisti Andi Lila apo eksperti i Financave, Alfred Rrushaj. Nga ana tjetër, PS pritet që të dalë para qytetarëve të Qarkut të Tiranës me emra të njohur “veteranësh”, pasi shumica e kandidatëve për deputetë që janë parë tashmë publikisht në fushatë kanë qenë ligjvënës, duke filluar nga dy kryetarët e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, deri tek ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; ministri i Diasporës, Pandeli Majko apo edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe Ulsi Manja, si dhe sekretari Organizativ, Arben Pëllumbi. Ndërkohë që në të gjithë vendin, si PS, ashtu edhe PD kandidatët kryesor do të kenë drejtuesit politik në të 12 qarqet e vendit.

12 drejtuesit politikë të PS në qarqe

1.      Qarku Tiranë, Erion Veliaj

2.      Qarku Kukës, Safet Gjici

3.      Qarku Shkodër, Ilir Beqaj

4.      Qarku Dibër, Olta Xhaçka

5.      Qarku Lezhë, Lindita Nikolla

6.      Qarku Durrës, Ardian Çela

7.      Qarku Fier, Gramoz Ruçi

8.      Qarku Elbasan, Taulant Balla

9.      Qarku Korçë, Niko Peleshi

10.  Qarku Berat, Blendi Klosi

11.  Qarku Vlorë, Damian Gjiknuri

12.  Qarku Gjirokastër, Bledi Çuçi

Zgjedhjet e 25 prillit, ja emrat që përfliten

Qarku Tiranë, PS

1.      Ervin Bushati

2.      Arben Pëllumbi

3.      Elisa Spiropali

4.      Sadri Abazi

5.      Ulsi Manja

6.      Arben Ahmetaj

7.      Belinda Balluku

8.      Ogerta Manastirliu

9.      Toni Gogu

10.  Klotilda Bushka

11.  Pandeli Majko

12.  Etilda Gjonaj

13.  Fidel Ylli

14.  Xhemal Qefalia

15.  Etjen Xhafaj

16.  Plarent Ndreca

17.  Alqi Bllako

18.  Blerina Gjylameti

Qarku Tiranë, PD

1.      Lulzim Basha

2.      Sali Berisha

3.      Dashamir Shehi

4.      Aldo Bumçi

5.      Jorida Tabaku

6.      Alfred Rrushaj

7.      Grida Duma

8.      Agron Shehaj

9.      Albana Vokshi

10.  Belind Këlliçi

11.  Flamur Noka

12.  Dorjan Teliti

13.  Ina Zhupa

14.  Andi Lila

15.  Fatmir Mediu

16.  Shpëtim Idrizi

Qarku Tiranë, LSI

1.      Erisa Xhixho

2.      Aldi Fusha

3.      Blerdi Licaj

4.      Edmond Haxhinasto

5.      Petrit Vasili

6.      Floida Kërpaçi

7.      Klajda Gjosha

8.      Klevi Pojana

9.      Erjona Bixha

10.  Nora Malaj

11.  Përparim Spahiu

12.  Besnik Jakaj

13.  Silva Cakaj

14.  Faik Basha

Qarku Durrës, PS

1.      Edi Rama

2.      Ardian Çela

3.      Milva Ekonomi

4.      Eglantina Gjermeni

5.      Lefter Koka

Qarku Durrës, PD

1.      Edi Paloka

2.      Oerd Bylykbashi

3.      Agron Duka

Qarku Durrës, LSI:

1.      Bahri Shaqiri

2.      Elona Guri

3.      Shemsi Prençi

Qarku Elbasan, PS

1.      Taluant Balla

2.      Evis Kushi

3.      Albana Hana

4.      Eraldo Xhani

5.      Saimir Asalla

6.      Florenc Spaho

7.      Besian Ajazi

8.      Klevis Xhoxhi

Qarku Elbasan, PD

1.      Gazment Bardhi

2.      Luçiano Boçi

3.      Dashnor Sula

Qarku Elbasan, LSI:

1.      Ermir Gjinishi

2.      Miranda Rira

Qarku Shkodër, PS

1.      Paulin Sterkaj

2.      Ilir Beqaj

3.      Benet Becit

4.      Majlinda Agoni

5.      Luan Harushën

Qarku Shkodër, PD

1.      Helidon Bushati

2.      Nard Ndoka

Qarku Shkodër, LSI

1.      Agron Çela

Qarku Kukës, PS

1.      Gerta Duraku

2.      Petrit Malaj

3.      Adem Lala

Qarku Kukës, PD

1.      Flamur Hoxha

Qarku Lezhë, PS

1.      Lindita Nikolla

2.      Petrit Rama

3.      Eduard Ndreca

Qarku Lezhë, PD

1.      Mark Marku

Qarku Dibër, PS

1.      Olta Xhaçka

2.      Almira Xhembulla

Qarku Dibër, PD

1.      Dhurata Çupi

2.      Flamur Çollaku

Qarku Berat, PS

1.      Blendi Klosi

2.      Ermonela Felaj

3.      Adnor Shameti

4.      Nasip Naço

Qarku Berat, PD

1.      Tomor Alizoti

Qarku Berat, LSI

1.      Ardit Çela

2.      Blenard Nonaj

3.      Esmeralda Qirko

4.      Petrit Sinaj

5.      Lefter Maliqi

Qarku Fier, PS

1.      Gramoz Ruçi

2.      Petro Koçi

3.      Bashkim Fino

4.      Erion Braçe

5.      Luan Bregasi

6.      Haki Çako

7.      Antoneta Dhima

Qarku Fier, PD

1.      Enkelejd Alibeaj

Qarku Fier, LSI:

1.      Kejdi Mehmetaj

Qarku Korçë, PS

1.      Niko Peleshi

2.      Eduard Shalsi

3.      Edlira Bode

4.      Artan Lame

Qarku Korçë, PD

1.      Edmond Spaho

2.      Andrea Mano

3.      Vangjel Dule

Qarku Korçë, LSI

1.      Endrit Braimllari

2.      Petrika Mele

3.      Ergin Çikopano

Qarku Gjirokastër, PS

1.      Blendi Çuçi

2.      Artemis Malo

3.      Mirela Kumbaro

4.      Laert Duraj

Qarku Gjirokastër, PD

1.      Dashamir Aliko

2.      Tritan Shehu

Qarku Gjirokastër, LSI:

1.      Vangjel Tavo

Qarku Vlorë, PS

1.      Damian Gjiknuri

2.      Anila Denaj

3.      Alket Hyseni

4.      Vasil Llajon

Qarku Vlorë, PD

1.      Bujar Leskaj

Qarku Vlorë, LSI

1.      Grisieda Myslimi

Disa emra që pritet të kandidohen në zgjedhjet e 25 prillit

1.      Klotilda Dibra, PS

2.      Dorian Teliti, PD

3.      Robert Budina, PD

4.      Enno Bozdo, PD

5.      Arben Kashahu, PD

6.      Mateo Spaho, PD     

7.      Gazment Koduzi, PD

8.      Dallëndyshe Bici, PS

9.      Mirlinda Karçanaj, PS

Disa nga kandidatët e Lëvizjes për Ndryshim

Qarku Shkodër

1.      Jozefina Topalli

Qarku Tiranë

1.      Elida Hoxha

2.      Robert Qitozi

3.      Lorenc Radovani

4.      Meri Kristaq Lalaj

5.      Stela Jakova

6.      Arben Basha

7.      Lek Negri

8.      Fleino Muzali

9.      Françeska Memia

10.  Jonoz Osmana

Qarku Lezhë

1.      Matilda Gjini

2.      Gjon Ndoj

3.      Alda Gjini

4.      Dod Prenga

5.      Amarda Gjini

Qarku Dibër

1.      Erida Lazimi

2.      Sandra Gjeleshi

Qarku Berat

1.      Miranda Haxhia

Disa nga kandidatët e Bindjes Demokratike

1.      Astrit Patozi, Tiranë

2.      Andi Përmeti, Korçë

3.      Fabian Topollaj, Tiranë

4.      Plarent Aleksi, Berat

5.      Edison Hasanaj, Kukës

6.      Arjan Devollaj, Vlorë

7.      Roel Simaku, Durrës

8.      Dashamir Tahiri, Vlorë

9.      Tonin Uldedaj, Lezhë

Disa nga kandidatët e Lëvizjes Demokratike Shqiptare

1.      Myslim Murrizi, Fier dhe Tiranë

2.      Suri Damzi, Lezhë

3.      Dragua Ceken, Tiranë

4.      Henrik Hamollarin, Pogradec

5.      Lumtor Harizin, Tiranë

6.      Ergys Leba, Durrës

Disa nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosja

1.      Boiken Abazi, Tiranë

2.      Iliaz Shehu, Lezhë

3.      Kreshnik Merxhanin, Gjirokastër

Më të lexuarat