BREAKING NEWS

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Janë të përfshirë edhe grupe nga Rusia dhe Serbia, ja pse Rama ua fsheh informacionet qytetarëve

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x

Politike

“Rama pjesë e mashtrimit”, Petrit Vasili plas deklaratën e fortë: Kryeministri shkoi në inceneratorin e Fierit për...

“Rama pjesë e mashtrimit”, Petrit Vasili plas deklaratën e

Deputeti Petrit Vasili në një dalje për mediat në prani edhe të koordinatores Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama se ky i fundit bëri show kur shkoi para zgjedhjeve të prillit për të parë inceneratorin e Fierit, kur ky i fundit nuk kishte mbaruar.

Sipas Vasilit, Rama iu dha zemër hajdutëve.

“Skandali që pjesë e këtij mashtrimi publik bëhet vetë kryeministri. Njofton koncensionari; hajde merreni në dorëzim në mars, dhe para zgjedhjeve në prill, këtu bëhen prova se si mund të vihet në funksionim inceneratori, që nuk kishte mbaruar, Ai shkoi për show, për t’i dhënë zemër hajdutëve. E keni shumë të qartë të nderuar qytetarë se këta vijojnë dhe marrin kredi pa fund dhe peng vendosin kontratën e shtetit. Këta vijnë me duar në xhepa, kanë bërë pazarin me qeverinë dhe qeveria i jep miliona, 40 e ca milionë dollarë. Nuk mjafton kjo por edhe ajo garancia sovrane që i garanton shteti milionat. Duhet të ishte dorëzuar projekti deri në vitin 2019 por jemi në 2022 dhe s’kemi asgjë.

E provuam sot që shkon në Fier dhe inspekton vepra gjoja formalisht të dorëzuara por aty nuk ka mbarur ndërtimi. Se shkon ky i bekon ata dhe i thotë vazhdoni vidhni. Vazhdon me ministri, me drejtoria dhe kompanitë koncesionare, por fijet janë të gjitha në të njëjtat duar. SPAK duhet të hetojë. Denoncimet nuk do mbarojnë këtu dhe janë mjaft të rënda. Ne angazhimin qytetar do ta çojmë deri në fund për ta zbardhur fije më fije këtë histori kaq të rëndë dhe komprometuese. SPAK-u është përpara një përgjegjësie shumë të madhe për çdo hezitim për të hetuar këtë dosje.”, tha Vasili.