Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me Presidentin Amerikan, Donald Trump gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.
Pas fotos, Rama ka publikuar një video ku duket teksa i flet presidentit Trump. Por pas postimit të kësaj videoje nga kryeministri, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili nuk i ka kursyer aspak ofendimet për kryeministrin.
Paloka i kujton Ramës, qendrimin e dikurshëm kundër Trump.
Postimi i plotë i Palokës:
Legen...Ben te fortin dhe arrogantin me te dobtit dhe popullin e tij.
E mbani mend se cfare tha per Trump atehere kur mendonte se nuk do zgjidhej. E quajti “turpi i njerzimit” . Shiheni tani si eshte thyer ne mes per nje foto, legeni.