BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x
BREAKING NEWS

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e
x
BREAKING NEWS

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt,
x
BREAKING NEWS

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë
x

Politike

Rama pret Steinmeier në Kryeministri, flet me superlativa për Procesin e Berlinit dhe lë mënjanë “Ballkanin e Hapur”

Rama pret Steinmeier në Kryeministri, flet me superlativa për Procesin

Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Në bisedën mes tyre, shefi i qeverisë shqiptare vlerësoi faktin se përvoja si ministër i Jashtëm e diplomat të Steimeier, e ka ndihmuar së fundmi këtë në rolin e liderit për lehtësimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Edhe pse është ndër iniciatorët e flaktë të “Ballkanit të Hapur”, Rama vlerësoi në bisedime me Steinmeier Procesin e Berlinit. “E mendojmë që është shumë mirë të kemi një ministër të Jashtëm si President në Gjermani, sepse është shumë e dobishme, duke njohur terrenin, duke njohur njerëzit, duke njohur dinamikën në terren për të gjitha vendet, sidomos në këtë rajon, ku siç e dini kemi dhe Procesin e Berlinit që po vazhdon, që në një farë mënyre është riorganizuar, është ripërtërirë, ku falë këtij procesi kanë ndodhur shumë gjëra të mira për rajonin”, u shpreh Kryeministri Rama gjatë takimit. Nga ana tjetër, presidenti gjerman përgëzoi Ramën dhe qeverinë e tij për hapjen e negociatave për integrimin e vendit tonë në BE. Gjithashtu, Steinmeier vlerësoi progresin e vendit tonë në realizimin e reformës në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. “Nuk më kujtohet se sa herë jemi ulur dhe diskutuar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës, por vërtetë përgëzime që keni arritur një gur të rëndësishëm themeli për nisjen e negociatave për anëtarësim dhe kjo është diçka mendoj, për të cilën, ju keni punuar i mbështetur nga shumë prej anëtarëve tuaj të parlamentit dhe pjesa më e madhe e elitës politike këtu në Shqipëri dhe besoj kjo do të inkurajojë marrjen e hapave të mëtejshme që janë të nevojshme në rrugëtimin drejt Europës. Kemi folur për reformat, kemi folur për reformën në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, kështu që mendoj se progresi është i nevojshëm, progresi është i mundur”, deklaroi presidenti gjerman.

Më të lexuarat