Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama refuzon tryezën për reformën: Do pres vendimin e Venecias për draftin

Rama refuzon tryezën për reformën: Do pres vendimin e Venecias për draftin

Postuar: 15/01/2016 - 08:09

Kryeministri, Edi Rama nuk heq dorë nga drafti i Sorosit për ndryshimin e Kushtetutës. Kryeministri Edi Rama është pozicionuar dje kundër kërkesës së LSI, PD dhe Presidentit Nishani për mbledhjen e një tryezë politike të nivelit të lartë për gjetjen e një konsensusi për draftin e tretë. Kryeministri u shpreh i prerë kundër kësaj tryeze, ndërsa tha se do të priste opinionin e dytë të Komisionit të Venecias për këtë projekt. Ky qëndrim sigurisht që është një sfidë edhe për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, i cili vijon të këmbëngulë për konsensus politik. “Nuk ka asnjë nevojë e asnjë shans që ne të ulemi në një tryezë të përbashkët dhe të gjejmë zgjidhje pa Komisionin e Venecias. Për këtë arsye duhet të shterojmë mundësinë e Venecias dhe të përmbushim marrëdhëniet me Venecian në bazë të kalendarit të dakordësuar dhe mbi atë bazë mund të ketë diskutime nëse ka ende mosdakordësi”, theksoi Rama në një intervistë në “Top Chanel”. Në vijim të kësaj deklarate, Rama sqaroi se konsensusin e garanton tashmë opinionin i parë i Komisionit të Venecias. Ai tha se të gjitha palët politike mbajnë të njëjtin qëndrim se, drafti final duhet të hartohet duke u bazuar pikë për pikë tek rekomandimet e Komisionit të Venecias. “Konsensusin e garanton këndvështrimi i Venecias, duke u bazuar në faktin se të gjitha palët e konsiderojnë atë pikë referimi të besueshme e të palëkundur. Dhe përsa kohë kemi këtë konsideratë, është Venecia që do të na ndihmojë në raportin final për të çelur një rrugë të sheshimit të mosmarrëveshjeve, që janë rezultat i një leximi të ndryshëm. Dhe praktikisht kemi rastin konkret të një leximi të ndryshëm për shumicën e cilësuar, por dhe aspekte të tjera më teknike. Atëherë, raporti final vlen si bazë për të çelur rrugën e një dialogu, pasi drafti përfundimtar do diskutohet në komisionin parlamentar dhe do të jetë ai që do t’ia përcjellë Kuvendit”, tha kreu i qeverisë.
 
Drafti i Ministrisë së Drejtësisë
Kryeministri Rama u pyet edhe për propozimet e Ministrisë së Drejtësisë, propozime që janë paraqitur javën e fundit. Rama tha se nuk ekziston draft i Ministrisë së Drejtësisë. “Nuk ka një draft të Ministrisë së Drejtësisë. Ministria është pjesë e strukturës së qeverisë, e cila që në fillim ka mbajtur distancë ndaj këtij procesi, duke filluar nga unë në radhë të parë. Qeveria ka mbajtur distancë, procesi i është lënë Kuvendit dhe Kuvendi ia ka besuar komisionit parlamentar. Ministria e Drejtësisë është një nga palët dhe si shumë palë të tjera ka propozuar ekspertë për ta përfaqësuar, të cilët nuk janë as punonjës të saj, as të qeverisë dhe as përfaqësues të qëndrimit politik të qeverisë”, tha kreu i qeverisë, ndërsa bëri një koment për deklaratën e PD se propozimet e Ministrisë së Drejtësisë kanë “brumë” dhe janë të pranueshme. “Dua të theksoj se nga opinionet e palëve, në rastin konkret të PD dhe LSI, qoftë Komisioni i Venecias, qoftë grupi i ekspertëve ka marrë brumë për t’ia bashkangjitur brumit të madh të krijuar në këtë 1 vit e gjysmë. Pra, janë reflektime të arsyeshme dhe jo vetëm të pranueshme, por të mirëpritura”, u shpreh Rama. 
 
Erneta Shevroja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G